Një çek i firmosur nga Steve Jobs ka dalë tashmë në ankand dhe për të priten të bëhen oferta më të mëdha se $35,000. Ky çek iu dorëzua kompanisë Crampton, Remke & Miller në korrik të vitit 1976, në vitin kur Apple u themelua.
Fakti që e bën të veçantë këtë çek është firma e Steve Jobs në të, pasi ai ishte një person që nuk parapëlqente që të jepte autografe. Për këtë arsye objekte të tilla janë shumë të rralla. Ankandi po organizohet nga RR Auction, një organizatë që merret me shitjen e autografëve apo artifakteve historikë. RR Auction e vlerëson këtë çek si në gjendje shumë të mirë.
Aty përmendet gjithashtu dhe adresa zyrtare e parë e Apple, e cila u përdor nga themeluesit e kompanisë ndërkohë që ato po krijonin produkte të reja në garazhdin e Steve Jobs.
Deri më tani janë bërë 18 oferta për të blerë këtë çek, nga ku oferta më e lartë është $36,295. “Ky është një çek shumë i kërkuar, pa asnjë gabim, i shkruar në momentin kryesor të historisë së teknologjisë moderne,” tha Bobby Livingston, zëvëndës presidenti ekzekutiv i RR Auction.