Parisi mund të jetë një nga qytetet më të pranishëm në feed-in e rrjeteve sociale, por një bar i vogël në qytet është mërzitur nga “influencers”.
Folderol, i cili është një bar që shërben verë dhe akullore, është në pronësi të burrit dhe gruas Jessica Yang dhe Robert Compagnon. Ky vend i vogël pa tavolina ka grumbulluar më shumë se 95 milionë shikime në TikTok, gjë që ka çuar në një vëmendje të madhe të padëshiruar.
Saga filloi me një thirrje nga Dua Lipa, e cila e shndërroi lokalin në një fenomen viral, tha Compagnon. Gjatë një interviste me Vogue France, këngëtarja e cilësoi vendin si një nga baret e saj më të preferuar në Paris dhe ndau një foto tashmë të fshirë në Instagram duke pirë verë nga gotat e njohura të Folderol. Ndërsa një përmendje nga një superstar ndërkombëtar si Dua Lipa do të ishte një bekim për shumicën e restoranteve, për Folderol ishte fillimi i një makthi.
TikTokers-at vërshuan drejt këtij bari të vogël, duke u vendosur në rrugën jashtë lokalit me gota verë dhe akullore me shije vaj ulliri. “Ne nuk kemi një tarracë,” tha Compagnon . “Papritmas njerëzit nisën thjesht të ulen në tokë jashtë.” E gjithë kjo zhurmë provokoi fqinjët dhe herë pas here shkaktoi përplasje me policinë.
Popullariteti shpejt u bë i tepërt për t’u trajtuar dhe Folderol duhej të fillonte të vendoste rregulla. Pronarët i ndaluan njerëzit të hanin dhe pinin në rrugë jashtë, vendosën një shenjë “jo TikTok” dhe madje punësuan një person për të kontrolluar turmat.
Radhët e mëdha të këtyre influencers që kërkonin të bënin një fotografi gjithashtu filluan të trembnin vendasit, tha Compagnon. “Çështja me TikTok është se ai tërhoqi vetëm një lloj klientele dhe i largoi të gjithë të tjerët që kishim ndërtuar gjatë viteve të fundit,” tha Compagnon. TikTokers ishin gjithashtu një “klientelë shumë e qetë“, në krahasim me vendasit besnikë të lagjes, shtoi ai. “Klientët e vjetër nuk do të ktheheshin më. Të frikëson kur të mbetet vetëm një lloj klientele që i tremb të tjerët,” tha ai.