Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se fanellat e reja të kombëtares shqiptare kanë dalë në shitje.
Ngjyra e kuqe dhe e zezë do të përfaqësojë fanellën e parë të ekipit tonë, ndërkohë që e pranishme në pjesën e përparme do të jetë dhe shqiponja dykrenare. Kjo shqiponjë është gjithashtu e pranishme dhe në dy fanellat e tjera.
Fanella e dytë e kombëtares do të jetë me ngjyrën kryesore të bardhë, ndërsa jaka dhe pjesa e poshtme e mëngëve do të jetë e zezë. Fanella e tretë do të jetë e gjitha e zezë, e cila do të përdoret vetëm për Kampionatin Europian 2024.
Përvec fanellave që do të përdoren në ndeshjet zyrtare, për t’u porositur në website-in e FSHF është dhe fanella e nxehjes “Capsule collection” me version të limituar, ku shqiponja vjen në disa dimensione dhe është shpërndarë kudo në të.