Teksa marketet boshatisen në çdo cep të botës, duket se dizinfektuesit dhe letra higjenike janë ndër artikujt më të kërkuar. Si rrjedhojë e kërkesës së madhe dhe sasisë së limituar në qarkullim, produktet po shtrenjtohen, ndaj çmendemi kur shohim se një shishe e vogël xhel dizinfektues na kushton 500 leke apo më shumë!
Po të pasurit si ia bëjnë? Ata që nuk e kanë problem paranë?
Prepster ka një zgjidhje: Ultra Advanced Fireproof Emergency Bag është gati të mbrojë nga COVID-19 në mënyrën më luksoze të mundshme!
$149.95 një pastrues ajri personal me veti eleminimi virusesh, i cili mbahet si varëse.
$99.95 për një batanije e cila është e përbërë nga “material antimikrob i patentuar i cili vret deri në 100%.
$399.95 për një pastrues ajri i cili “dezifekton ajrin dhe sipërfaqjet nga viruset, mikrobet dhe myku”
Në total $4,995 për një kuti emergjence në rast krize virusale.
Janë këto disa nga produktet që tashmë shiten nën dorë ose me pakicë në një treg kozmetikësh prej $4.5 trilion, ndaj të cilave kanë akses vetëm 1% – më të pasurit e botës.
Kompania prodhuese Preppi, vetëm këtë muaj ka shënuar fitime prej 5000% më të larta se një muaj më parë.
Nuk dihet nëse produktet janë efektive apo jo, por të paktën i ndihmon me ankthin, të pasurit e shkretë.
Dëshiron ta blesh? Çantën e gjen këtu