Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Homeland Justice godet sërisht, kësaj here sulmon kompaninë One Albania , Air Albania dhe parlamentin shqiptar (në përditësim)
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Homeland Justice godet sërisht, kësaj here sulmon kompaninë One Albania , Air Albania dhe parlamentin shqiptar (në përditësim)
Entertainment

Homeland Justice godet sërisht, kësaj here sulmon kompaninë One Albania , Air Albania dhe parlamentin shqiptar (në përditësim)

Last updated: 26 Dhjetor, 2023 3:49 pm
Ndaj
5 Min lexim

Hakerat iranianë kanë vazhduar aktivitetin e tyre të krimit kibernetik, kësaj here duke sulmuar kompanitë shqiptare One Albania dhe Air Albania, si dhe parlamentin shqiptar.

Contents
  • Update: 18:30 – One Albania ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi sulmin kibernetik nga Homeland Justice.
  • Update: (25.12 / 21:05) – One Albania kërkon ndjesë duke dhuruar 5GB për dy ditë për abonentët.
  • Update: (26.12 / 14:00) – Kuvendi tregon përmes një deklarate zyrtare se nga hakerimi nuk ka patur humbje të të dhënave.

Nëpërmjet postimeve të bëra në website-in e tyre dhe Telegram ata kanë treguar prova që kanë arritur të aksesojnë të dhënat e kompanive, madje në postim tregohet se të dhënat e klientëve të kompanisë ONE mund të jenë fshirë. Nuk dihet ende se deri në çfarë niveli arrin dëmi i bërë nga Homeland Justice, ndërkohë që aplikacioni MyOne është jashtë funksionit.

“Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Homeland Justice. Injorimi i “paralajmërimeve humanitare” tona nga politikanët tuaj të korruptuar shkaktoi të gjithë këtë. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë deri sa ne ta pastrojmë tërësisht vendin nga terroristët.

Në këtë operacion,më tepër se 2 petabyte të dhëna në rrjetin e telekomunikacionit dhe atij të brendshëm të kompanive të përfshira janë fshirë, dhe të dhëna të rëndësishme do të publikohen së shpejti! Ne vetëm dëshironim të përcillnim një mesazh. Shpresojmë të ketë funksionuar!”

Homeland Justice

Air Albania nuk ka ende një deklaratë rreth hakerimit por detajet e nisjeve nga Tirana International Airport tregojnë se fluturimet e sotme nuk janë prekur duke fluturuar sipas orareve të caktuara. Në postimin ku tregohet se dhe Air Albania është hakeruar nga Homeland Justice, i përfshirë është dhe ky mbishkrim:

“Të dhënat e Air Albania janë tashmë në duart tona. Ekipi i Homeland Justice ka akses në të dhënat e kompanisë. Më pas ne fshimë ‘të dhënat që zinin hapësirën’ në servera. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurtë nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj të lokalizuar në Durrës.

Prisni për lëvizjen tonë të rradhës…”                          

Homeland Justice

Një mbishkrim shoqëron dhe postimin ku lajmërohet hakerimi i parlament.al.

“Anëtarët e korruptuar të parlamentit së shpejti do të shokohen kur të kuptojnë se si djalli brenda tyre po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës.”

Homeland Justice

Update: 18:30 – One Albania ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi sulmin kibernetik nga Homeland Justice.

Ekipet tona të sigurisë kibernetike kanë zbuluar dhe po trajtojnë në mënyrë aktive një incident të sigurisë kibernetike ndodhur së fundmi.

Pavarësisht këtij sulmi, shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

Ekipet tona teknike po punojnë me kapacitet të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore AKEP dhe AKCESK për të siguruar që shërbimet dhe të dhënat të mbeten plotësisht të sigurta. Ne kemi marrë hapa të menjëhershëm për të përforcuar masat e sigurisë, duke përdorur ekspertizën dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Ne mbetemi të përkushtuar për ruajtjen e transparencës dhe vlerësojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

ONE Albania

Update: (25.12 / 21:05) – One Albania kërkon ndjesë duke dhuruar 5GB për dy ditë për abonentët.

Update: (26.12 / 14:00) – Kuvendi tregon përmes një deklarate zyrtare se nga hakerimi nuk ka patur humbje të të dhënave.

Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave. Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë. Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.

Kuvendi i Shqipërisë

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme PlayStation po planifikon të rrisë çmimet e lojrave në $80-$100, si dhe të ofrojë Spider Man 3 në 3 pjesë për $50 secila
Tjetra Source code i GTA 5 publikohet në internet së bashku me disa materiale të GTA 6

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Piloti i RedBull ul mjetin fluturues mbi një tren që lëviz me 120km/h

24 Mars, 2026
Entertainment

Monoliti që u gjend në Utah shfaqet në Rumani

30 Nëntor, 2020
Entertainment

Mustaqet e Harry Styles çmendin rrjetin social

24 Korrik, 2020
Entertainment

Evropa po fillon të konsiderojë COVID-19 si një sëmundje endemike, njësoj si gripi

12 Janar, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?