Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Bitcoin bie në nivelet më të ulëta që nga tetori i 2024
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Bitcoin bie në nivelet më të ulëta që nga tetori i 2024
Entertainment

Bitcoin bie në nivelet më të ulëta që nga tetori i 2024

Last updated: 6 Shkurt, 2026 5:23 pm
Ndaj
3 Min lexim

Çmimi i Bitcoin ra me më shumë se 10% të enjten, duke e çuar kriptomonedhën më të madhe në botë në nivelin më të ulët që nga tetori 2024 dhe duke fshirë një pjesë të madhe të fitimeve të realizuara gjatë muajve të fundit. Rënia erdhi pas disa ditësh humbjesh të forta dhe 1 bitcoin arriti në shifrën $64,000, ose 48% më poshtë nga rekordi historik prej rreth 126,210 dollarësh, i arritur vetëm katër muaj më parë, në tetor 2025.

Ky nivel ishte regjistruar pak para zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së, një figurë e njohur për mbështetjen e tij ndaj kriptomonedhave. Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë kishte nxitur një rritje të fortë të tregut, duke e çuar bitcoin-in në nivele rekord. Megjithatë, entuziazmi i atëhershëm është zëvendësuar nga një klimë pasigurie.

Rënia nuk u kufizua vetëm te bitcoin. Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe, humbi rreth 10%, ndërsa Solana ra me rreth 11%. Sipas ekspertëve, këto lëvizje lidhen me pasigurinë ekonomike dhe gjeopolitike, e cila ka nxitur një shitje masive nga investitorët. Rënia fillestare besohet se ka detyruar edhe investitorët të mbyllin pozicionet e tyre, duke e thelluar presionin negativ mbi çmimet.

Situata ekonomike në SHBA ka kontribuar gjithashtu në këtë klimë: tregu i punës është ngadalësuar, ndërsa inflacioni mbetet mbi objektivin 2% të Rezervës Federale. Në planin global, tensionet janë shtuar nga lufta në Ukrainë, kriza të mundshme në Venezuela dhe Iran, si dhe kërcënimet e Trump për tarifa tregtare ndaj Kanadasë, Koresë së Jugut dhe disa vendeve evropiane.

Kjo situatë përbën një kontrast të fortë me periudhën pas zgjedhjeve të vitit 2024, kur bitcoin u rrit me mbi 40%, i nxitur nga premtimet e Trump për ta bërë SHBA-në “kryeqytetin botëror të kriptove” dhe për të krijuar një Rezervë Strategjike Kombëtare të Bitcoin.

Megjithë paqëndrueshmërinë e lartë historike, përfshirë rënie mbi 60% në vitin 2022, bitcoin ka ruajtur një trend afatgjatë rritës. Gjatë 5 viteve të fundit, çmimi i tij është rritur me 63%, një performancë e krahasueshme me rritjen 75% të indeksit S&P 500.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme HBO do të krijojë një serial të bazuar në historinë e Baldur’s Gate
Tjetra Shkencëtarët përdorin mykun për të transformuar dyshekët e vjetër në material izolues për ndërtesat

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Përgatitjet vazhdojnë: Musk tregon se përballja me Zuckerberg do të transmetohet drejtpërdrejt në X

6 Gusht, 2023
Entertainment

Aksionerët e Twitter padisin Elon Musk pas rënies së vlerës në treg të kompanisë

28 Maj, 2022
Entertainment

Ja përse vizitori i maskuar si një zonjë e vjetër hodhi tortën mbi pikturën e Mona Lisës

1 Qershor, 2022
EntertainmentMobile

Benefits of Yoga: 10 Ways Your Practice Can Improve Your Life

18 Gusht, 2021

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?