Gjigandi kinez i automjeteve elektrike BYD ka parë të ardhurat e tij tremujore të rriten, duke kaluar për herë të parë ato të Tesla-s.
Kompania raportoi të ardhura prej më shumë se 28.2 miliardë dollarë të ardhura midis korrikut dhe shtatorit. Kjo është një rritje prej 24% nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe më shumë se kompania e Elon Musk, të ardhurat tremujore të së cilës ishin 25.2 miliardë dollarë. Megjithatë, Tesla shiti më shumë automjete elektrike (EV) sesa BYD në tremujorin e tretë.
Kjo rritje e të ardhurave në BYD ka ardhur si pasojë e nxitjes nga qeveria kineze e cila subvencionon konsumatorët që tregtojnë makinat e tyre me benzinë për makina elektrike ose hibride. BYD gjithashtu shënoi një rekord të shitjeve mujore në muajin e fundit të tremujorit.
Megjithatë shtetet e tjera kanë nisur të reagojnë ndaj vendimit të Kinës për të mbështetur kompanitë si BYD, gjë që bën të mundur ofrimin e këtyre makinave për një çmim shumë më të mirë se makinat e prodhuara për tregun global.
Në fillim të kësaj jave, Bashkimi Evropian vendosi tarifa deri në 45.3% për importet e automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë. Prodhuesit kinezë të EV tashmë po përballeshin me një taksë 100% nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
Industria kineze e makinave është rritur me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit dhe markat e saj, si BYD, kanë filluar të lëvizin në tregjet ndërkombëtare, duke nxitur frikën nga BE-ja se kompanitë e saj nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë me çmimet më të lira.