August 11, 2022

Mercedes–Benz prezanton modelin AMG të makinës elektrike EQE

Mercedes–Benz prezanton modelin AMG të makinës elektrike EQE

Mercedes-Benz duket se është tepër serioze në punimin për mbajtjen e premtimeve të dhëna, bazuar në premtimin e bërë për t’u shndërruar në një prodhues makinash vetëm elektrike pas 2030, dhe ka filluar që tani të përgatitet për të ardhmen.

Kompania ka prezantuar versionin me performancë të lartë të modelit EQE (E- class elektrik), të quajtur AMG EQE. Kjo është makina e dytë elektrike e kategorisë AMG që Mercedes ka prodhuar deri më tani, pasi në shtator të viti të kaluar u prezantua AMG EQS. Të dyja këto makina përdorin platformën e re EVA, e cila përdoret dhe nga disa versione të tjera të makinave elektrike nga kompania.

2021_07_28_Image_21C0617_005.jpg

Mercedsi i ri AMG EQE do të jetë tepër i shpejtë, dhe do të arrijë shpejtësinë 100km/h në 3.2 sekonda, ndërkohë që ka një shpejtësi maksimale prej 240km/h me paketën Dynamic Plus. Motorët elektrikë arrijnë të prodhojnë 667 kuajfuqi në këtë version të makinës.

Bateria 328 volt përmban një kapacitet prej 90.6 kW/h energji të përdorshme dhe ofron jnjë autonomi prej 444 – 518 km.

2021_07_23_Image_21C0616_041.jpg

Mercedes thotë se ka ulur sasinë e kobaltit të përdorur në bateritë e makinës me 10%. Kobalti është një nga materialet më të shtrenjta të përdorura në bateri, dhe ulja e sasisë së kobaltit ka bërë që çmimi i makinës të jetë më i përballueshëm.

Njësoj si në AMG EQS, Mercedes tregon se sistemi i menaxhimit të baterisë në EQE është komfiguruar specifikisht për AMG. Në modalitetet Sport dhe Sport Plus, fokusi i vihet performancës, ndërkohë që në modalitetin Comfort makina fokusohet më tepër në zgjatjen e autonomisë së makinës.

2021_07_28_Image_21C0617_009.jpg

Kompania nuk ka publikuar asnjë njoftim në lidhje me çmimin e kësaj makine, megjithatë ne besojmë se EQE do të shitet për një vlerë më të ulët se ajo e EQS AMG (mbi $100,000).

Thursday, 17 February 2022 07:26

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019