May 28, 2022

Drejtuesit e Tesla nuk mund të hapnin makinat e tyre për shkak të një ndërprerjeje

Drejtuesit e Tesla nuk mund të hapnin makinat e tyre për shkak të një ndërprerjeje

Qindra drejtues të makinave Tesla postuan në rrjetet sociale se ato ishin kyçur jashtë makinës së tyre dhe sa herë tentonin që ta hapnin, aplikacioni në smartphone po i ndalonte ato përmes një mesazhi error.

CEO i Tesla, Elon Musk iu përgjigj personalisht ankesës së një drejtuesi nga Korea e Jugut duke thënë “Checking”. Më vonë ai publikoi një tjetër tweet ku tregonte se gjithçka ishte normalizuar. E gjitha kjo ndodhi sepse shumica e përdoruesve të makinave Tesla përdorin vetëm smartphone-in e tyre për të hapur makinën dhe për ta drejtuar atë, duke lënë mënjanë kartën që mund të përdoret për të njejtin funksion.

Kam ngecur një orë larg nga shtëpia pasi unë normalisht përdor smartphone-in tim për të hapur makinën time.” U shpreh një drejtues në Twitter.

Rreth 500 përdorues e raportuan këtë problem në aplikacion ditën e premte në orën 16:40 ET. 5 orë më vonë kishte vetëm 60 raportime për këtë problem.

Kërkoj falje, ne do të marrim masa për t’u siguruar se kjo gjë nuk do të ndodhë më.” tha Musk.

Profesori David Bailey nga Birmingham Business School tha se Tesla është një “viktimë” e suksesit të saj. “Ajo inkurajon përdoruesit të përdorin teknologjinë më të lartë e cila ndonjëherë mund të mos funksionojë, pasi gjithçka varet nga serverat.”

Sunday, 21 November 2021 09:14

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019