Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: Formula 1 në 2026 po transformohet: Nga ndryshimet teknike te partneritetet globale, çfarë po ndryshon?
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Cars > Formula 1 në 2026 po transformohet: Nga ndryshimet teknike te partneritetet globale, çfarë po ndryshon?
Cars

Formula 1 në 2026 po transformohet: Nga ndryshimet teknike te partneritetet globale, çfarë po ndryshon?

Last updated: 25 Shkurt, 2026 6:50 pm
Ndaj
5 Min lexim

Sezoni 2026 i Formula 1 shënon fillimin e një epoke të re, teknologjike, strategjike dhe kulturore që pritet të ndryshojë mënyrën si garohet, si ndërtohen makinat dhe si pozicionohet ky sport në skenën globale.

Për tifozët, ky është momenti i shumëpritur, ku adrenalina e këtij transformimi ndihet në çdo publikim online, në çdo prezantim për mediat dhe në intervistat publike që skuderitë kanë realizuar gjatë javëve të fundit.

Transformimi më i ndjeshëm vjen nga rregullorja e re teknike. Nga ky sezon, fuqia e makinave ndahet në mënyrë të barabartë mes motorit me djegie të brendshme dhe sistemit elektrik, një hap më tej drejt teknologjisë dhe larg varësisë tradicionale nga djegia. Kjo do të thotë se menaxhimi i energjisë bëhet po aq vendimtar sa aftësia për të sulmuar në frenim apo për të mbrojtur vijën ideale në kthesë. Aerodinamika aktive zëvendëson sistemin tradicional DRS, ndërsa përdorimi i karburanteve të qëndrueshme e orienton sportin drejt një modeli më modern dhe më të përgjegjshëm. Makinat janë më të lehta, më efikase dhe më komplekse, duke e kthyer çdo garë në një duel mes inxhinierisë dhe instinktit të pilotit.

Në këtë sfond transformimi, vëmendja rikthehet natyrshëm te emrat historikë. Scuderia Ferrari hyn në sezonin 2026 me ambicie të qarta për t’u rikthyer në majë me makinën e re, e cila sapo është prezantuar zyrtarisht. Prezantimi i saj u shoqërua me theks të veçantë te aerodinamika e re dhe filozofia e përshtatur me rregulloren 2026, duke nënvizuar fokusin te efikasiteti dhe menaxhimi i energjisë.

Por përtej aspektit sportiv, ky vit shënon edhe një partneritet strategjik me Philip Morris International, ku marka ZYN do të jetë pjesë e paraqitjeve të Scuderia Ferrari HP në disa gara të përzgjedhura gjatë sezonit. Sipas deklaratave zyrtare, ky bashkëpunim thekson ambicien për inovacion që karakterizon të dyja brandet. Nga ana tjetër, Ferrari e ka përkufizuar marrëveshjen si vazhdimësi të një bashkëpunimi mbi pesëdhjetëvjeçar, të ndërtuar mbi zhvillimin shkencor, përgjegjësinë dhe një vizion afatgjatë të orientuar drejt përmirësimit të vazhdueshëm. 

Ndërkohë, rivalitetet në pistë premtojnë një sezon sfidues. McLaren hyn me besimin e një skuadre që ka gjetur ritmin e saj në vitet e fundit dhe synon vazhdimësi në epokën e re teknike. Mercedes-AMG Petronas nis një kapitull të ri me fokus te brezi i ri dhe përshtatja me rregulloren e re, duke kërkuar rikthimin në luftën për titull. Red Bull Racing, që ka dominuar sezonet e fundit, përballet me sfidën e ruajtjes së avantazhit në një terren krejtësisht të ri teknik. Ndërsa Aston Martin vazhdon investimet për t’u pozicionuar si pretendente serioze. Hyrja e Audi dhe Cadillac sinjalizon fuqinë e kësaj platforme globale për të bashkuar më të mirët e industrisë automobilistike.

Megjithatë, Formula 1 sot nuk është vetëm sport. Është kulturë, dizajn, teknologji dhe eksperiencë. Nga paddock-u te eventet ekskluzive, nga bashkëpunimet me marka ndërkombëtare te aktivizimet në qytetet pritëse të garave, F1 është më pranë publikut se kurrë më parë. Sezoni 2026 pritet ta thellojë këtë dimension: më shumë histori për t’u treguar, më shumë inovacion vizual dhe një integrim edhe më të madh mes performancës sportive dhe identitetit global të markave që e mbështesin.

Ndërsa dritat e startit do të fiken për herë të parë këtë fillim marsi, ajo që pritet është një sezon më teknologjik, më inteligjent dhe potencialisht më i paparashikueshëm. Një sezon ku shpejtësia nuk matet vetëm me kilometra në orë, por me aftësinë për t’u përshtatur dhe për të evoluar. Dhe pikërisht kjo e bën fillimin e këtij viti në Formula 1 kaq të rëndësishëm: është një rikthim në pistë, por edhe një hap i madh drejt së ardhmes.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Samsung do të ofrojnë një shërbim të ri që do të mbrojë ekranet e palosshme
Tjetra Samsung prezanton serinë Galaxy S26: Telefoni me Galaxy AI më intuitiv deri më sot

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Cars

Volvo Cars deklaron se lëndëve djegëse i erdhi fundi – makina e fundit me naftë nga kompania do të prodhohet në fillim të vitit 2024

25 Shtator, 2023
Cars

Në emër të sigurisë: Volvo përplas SUV më të madh dhe më të vogël të kompanisë me njëri-tjetrin

7 Gusht, 2024
Cars

Makinat elektrike po shpërthejnë në Florida sepse uji nga uragani Ian ka dëmtuar bateritë

11 Tetor, 2022
Cars

Shikoni se si ky Cybertruck mposht në një garë shpejtësie Porsche 911, ndërkohë që ka të rimorkuar një Porsche 911

1 Dhjetor, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?