Instagram ka prezantuar një shërbim të ri sot që do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë një këngë në profilin e tyre – njëlloj si Myspace në fillim të viteve 2000. Muzika e shtuar në profilin e një përdoruesi shfaqet në zonën bio, sipas screenshots të shpërndara nga vetë Instagram në një postim.
Një këngë do të shfaqet në një profil derisa përdoruesi ta heqë ose ta zëvendësojë atë. Por ndryshe nga Myspace, këngët nuk do të luhen automatikisht – njerëzit që shohin një profil me një këngë në bio mund të luajnë dhe të ndalojnë këngën.
Përdoruesit mund të shtojnë një këngë nga biblioteka e Instagram-it me muzikë të licencuar që është gjithashtu e disponueshme për gjëra të tilla si Reels ose postime. Nga atje, përdoruesit do të mund të zgjedhin një pjesë prej 30 sekondash të këngës për ta shtuar.
Në lançimin e këtij shërbimi platforma ka bashkëpunuar me yllin e popit Sabrina Carpenter, hiti i së cilës “Espresso” ka qenë i pashmangshëm këtë verë. Duke filluar nga sot, profili zyrtar i Carpenter në Instagram do të përfshijë një teaser për një kënge të padëgjuar më parë, “Taste“, përpara publikimit të albumit të saj të premten.
Instagram po shton gjithashtu disa veçori të fshehura me temë rreth albumit të ardhshëm të Carpenter, Short n’ Sweet. Përdorimi i disa fjalë kyçe si “Sabrina” ose emoji i filxhanit të kafesë do t’i kthejë mesazhet e përkohshme të Notes në blu të hapur dhe ka një temë bisede Carpenter me puthje.