Samsung ka bërë një njoftim të papritur të aplikacionit të ri mobile Hearapy, i krijuar për të ndihmuar personat që vuajnë nga të përzierat gjatë udhëtimeve. Aplikacioni ka një funksion të vetem, luajtjen e një tingulli specifik (valë sinusoidale 100 Hz), i cili stimulon sistemin e balancës në veshin e brendshëm.
Sipas kompanisë, dëgjimi i këtij tingulli për vetëm 60 sekonda mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të të përzierave të udhëtimit për deri në dy orë. Ideja nuk është e rastësishme, por bazohet në një studim nga Nagoya University në Japoni, ku studiuesit analizuan se cili frekuencë ndikon më efektivisht në sistemin vestibular. Ata zbuluan se një tingull 100 Hz me volum 75–85 dB mund të përmirësojë përkohësisht balancën.

Megjithatë, Samsung thekson se aplikacioni nuk është një “zgjidhje magjike”, por një alternativë praktike pa përdorimin e ilaçeve dhe pa efekte anësore. Sipas tyre, kjo teknologji tregon se si inovacioni mund të përmirësojë përvojën e përditshme të përdoruesve.
Aplikacioni është prezantuar në të njëjtën kohë me kufjet e reja wireless Samsung Galaxy Buds 4 Pro, të cilat thuhet se ofrojnë tingull të pastër dhe të fuqishëm në frekuencën 100 Hz. Edhe pse Samsung i lidh ngushtë këto kufje me aplikacionin, testimet tregojnë se Hearapy funksionon edhe me kufje të tjera, për sa kohë ato mund të riprodhojnë saktë këtë frekuencë.
Rreth 30% e udhëtarëve përjetojnë të përziera gjatë lëvizjes, ndaj një zgjidhje e tillë mund të jetë shumë e dobishme. Hearapy tashmë është i disponueshëm për shkarkim në Google Play dhe mund të provohet lehtësisht nga përdoruesit.

