Instagram po teston një ndryshim potencialisht të madh në faqet e profilit: preview të postimeve që më parë shfaqeshin në formë katrore tashmë do të shfaqen si drejtkëndësha vertikalë, njësoj si Reels.
Disa përdorues së fundmi vunë re këtë ndryshim dhe ka pasur indikacione nga të paktën 2022 se kompania do të bëjë këtë lëvizje.
“Shumica dërrmuese e përmbajtjeve të ngarkuara sot në Instagram është vertikale,” thotë Adam Mosseri, CEO i Instagram, në një story të publikuar ditën e premte duke diskutuar këtë testim që kompania po bën. “Postimet janë zakonisht në raportin 4:3 nëse është një foto ose 9:16 nëse është një video, dhe prerja e saj në katror është shumë brutale.”
Mosseri vë në dukje se “katroret janë që nga koha kur mund të ngarkoni vetëm foto katrore në Instagram“, një kufizim që Instagram e hoqi në vitin 2015. Mosseri gjithashtu e di se ky ndryshim i profilit mund të jetë i bezdisshëm për njerëzit që kanë kaluar një shumë kohë duke kuruar profilin e tyre dhe duke u siguruar që gjithçka të jetë estetike, por thotë se “duhet të bëjmë më mirë për t’iu përshtatur përmbajtjeve që postohen në këto kohë“.
“Ne po testojmë një rrjet vertikal të profilit me një numër të vogël njerëzish,” tha zëdhënësja e Instagram Christine Pai. “Ky është një test i kufizuar dhe ne do të dëgjojmë reagimet nga komuniteti përpara se të bëjmë diçka më tej.”