Apple po planifikon të prezantojë një version të update-uar të iPhone SE me rrjet 5G, së bashku me një iPad Air të ri gjatë një eventi që do të organizohet në datën 8 mars, sipas raportimeve nga Mark Gurman.
Siç kemi dëgjuar disa herë më parë, iPhone SE i ri do të duket shumë i ngjashëm me paraardhësin e tij, i cili ka një dizajn të ngjashëm me iPhone 8, por do të ketë të përfshirë një proçesor të serisë A shumë më të shpejtë, A15, dhe do të ofrojë teknologjinë 5G për herë të parë në këtë seri. Raportuesit besojnë se kjo pajisje do të ketë dhe një kamera të përmirësuar.
iPad Air do të përfshijë gjithashtu një proçesor të përmirësuar dhe lidhje në rrjetin 5G, por nuk besohet se do të ketë ndryshime të mëdha nga modeli paraardhës. Një tjetër produkt që pritet të prezantohet gjatë këtij eventi është dhe një Mac i ri me proçesorë të dizenjuar nga Apple, dhe me shumë mundësi ky Mac do të jetë Mac Mini.
Prezantimi i iOS 15.4 mund të shtyhet deri në prezantimin e këtyre pajisjeve, pra update i ri i iOS pritet të vijë gjatë muajit mars. Ky event do të organizohet vetëm në mënyrë dixhitale, në mënyrë të ngjashme me eventet që janë zhvilluar gjatë 2 viteve të fundit. Më pas ai do të ndiqet nga WWDC, ku Apple do të prezantojë software të rinj.
Siç thamë dhe më parë, Apple po përgatitet të prezantojë shumë produkte gjatë këtij viti, duke përfshirë këtu dhe iPhone të rinj, AirPods, Apple Watch, MacBook Air, iMac dhe Mac Pro.