Një YouTube-r vendosi të testonte në mënyrë tepër reale shërbimin më të ri nga Apple crash-detection i cili është present në serinë e re të iPhone 14.
TechRax, i cili ka më tepër se 7 milionë persona të abonuar në kanalin e tij në YouTube që i dedikohet testimit të shërbimeve të reja teknologjike, vendosi një GoPro dhe një sistem drejtimi të telekomanduar për të përplasur makinën e tij në një varrezë makinash. Qëllimi ishte të shikonte përgjigjen që do të vinte nga një iPhone 14 Pro që e kishte ngjitur në pjesën e pasme të sediljes së shoferit.
Gjatë eksperimentimit me vetëm një nga makinat në varreza, TechRax vendosi përballë disa makina të ndryshme në mënyrë që makina me iPhone-in brenda të përplasej.
Ky testim vërtetoi se shërbimi i Apple funksiononte me të vërtetë. Pasi iPhone-i u nxorr nga makina u vu re që alarmi ishte aktivizuar me disa minuta që po shkonin drejt 0.
Apple e përshkruan këtë shërbim kështu: “Nëse iPhone 14 zbulon një përplasje të rëndë të makinës, mund t’ju ndihmojë të lidheni me shërbimet e emergjencës dhe të njoftojë kontaktet e emergjencës.” Pra nëse numërimi mbrapsht prej 20 sekondash nuk ndërpritet nga një person, telefoni do të komunikojë automatikisht me shërbimet e emergjencës.
Crash-detection është e pranishme gjithashtu dhe në serinë e re të Apple Watch.