Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
    ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
    11 Dhjetor, 2025
    Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Uplift Western Balkans u finalizua në një finale Demo-Day mes 10 startupeve më të mira
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Uplift Western Balkans u finalizua në një finale Demo-Day mes 10 startupeve më të mira
Tech

Uplift Western Balkans u finalizua në një finale Demo-Day mes 10 startupeve më të mira

Last updated: 18 Janar, 2022 10:14 pm
Ndaj
6 Min lexim

Akseleratorët e startupeve kanë kontribute të shumta impakti i të cilave ndihet kudo në shoqëri dhe ekonomi, e mbase një prej kontributeve më të mëdha është i perceptimit për figurën e themeluesit të startupeve.

Uplift Western Balkans, akseleratori i parë Evropian i startupeve në Ballkanin Perëndimor, mbylli programin e tretë të akselerimit më 17 Janar 2022.

Drejt dekadës së fundit, themeluesit e startupeve janë shndërruar në figura qendrore të kohëve që po jetojmë, e madje sot nuk është nevoja të jenë të përfshirë në teknologji. Artistë, atletë, influencerë, ata e quajnë veten ndërtues, e quajnë veten krijues.

Historia e Uplift mori një dimension tjetër këtë vit duke sjellë në vëmendje të komunitetit jo vetëm startupet e Shqipërisë por të Ballkanit Perëndimor.

Uplift-140.jpg

“Jo më Uplift Albania por me përfshirjen e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Uplift Western Balkans e pse jo në një të ardhme të afërt një akselerator i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor,” tha bashkëthemeluesi i Uplift z. Kushtrim Shala.

Uplift Western Balkans nuk është thjeshtë një nismë e SOVVA, ICTSmedia, VentureUP, ICANN dhe SlovakAid, është një nismë ku të gjithë ne, startupe, ekosistemi, shoqëritë e Ballkanit Perëndimor janë investuar e qindra mijëra inspiruar.

Uplift-165.jpg

“Nuk është e gjitha thjeshtë një mundësi, është një përpjekje për të ndërtuar së bashku diçka që me të vërtetë vlen,” tha zj. Aurela Ristani, zëvendës kryetare e Bashkisë së Tiranës në skenën Demo-Day të Uplift Western Balkans.

Guximi dhe kurajoja më absolute, i bën edhe planet më të çmendura ato më me vlerë. Është pikërisht energjia dhe kreativiteti këtyre themeluesve të startupeve, vlera e vërtetë e një startupi akseleratorësh.

Një prej mbështetësve më në zë të Uplift Western Balkans z. Peter Kolesar tha se kur erdhi për herë të parë në Shqipëri katër vite më parë shikoi një komunitet të tërë aktiv rreth ICTSmedia, ICTSlab dhe organizatave të tjera në mbështetje të ekosistemit të startupeve.

Uplift-244.jpg

10 startupe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ju bashkuan programit të akselerimit të Uplift Western Balkans për 4 muaj. Dhjetëra takime, trajnime, workshope me ekspertë, profesionistë, investitorë dhe përfaqësues të komunitetit të startupeve nga Rajoni dhe Evropa shoqëruan themeluesit e startupeve të Uplift Western Balkans.

Demo Day shënon hapin final të startupeve të cilët përgatiten tashmë për rrugëtimin e ri që i pret në industritë dhe tregjet respektive. Drejtori Rajonal i SwissEP në Shqipëri z. Jakob Modeer tha se në momentin që këto startupe “diplomohen” nga Uplift, sektori privat është ai që tani duhet të ndërhyjë duke i motivuar por edhe investuar në to.

Ekosistemet e startupeve po rriten kudo nëpër botë dhe janë disa faktorë që e bëjnë një ekosistem të lulëzojë e akseleratorët e startupeve janë vetëm një prej tyre. Nga aksesi tek idetë e mëdha, tek talenti, kapitali e konsumatorët, secili prej aktorëve kryesorë ka një rol për të luajtur, e ajo e qeverisë është e një rëndësie të madhe.

Uplift-295.jpg

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Zj. Edona Bilali tha se 4 vitet e ardhshme qeveria ka ndërtuar një fond prej 10 milionë eurosh i cili do të shpërndahet në formën e granteve për startupet dhe akseleratorët duke filluar nga muaji Mars.

Përpara momentit të Demo-Day, startupet për rreth 60 minuta patën mundësinë të takohen me dhjetra investitorë të ardhur enkas nga e gjithë bota. GoConf, DrejtShkruaj, Spyvio, Imortelle, ARMMA, ArchiGames, VR Drive, TePema, Envicon dhe Pinca prezantuan në Demo-Day përballë jurisë e përbërë nga sipërmarrës, liderë, investitorë e ekspertë z. Elvin Guri, Zj. Cosmina Popa, Zj. Eli Zhabevska, Z. Martin Bjergegaard dhe Z. Matej Ftacnik.

Secili startup prezantoi për 3 minuta ndjekur nga 3 minuta të tjera pyetje nga juria e Uplift Western Balkans.

Finalja e edicionit të tretë u mbyll me akordimin e çmimeve për startupet më të mira. GoConf, platforma e parë online për konferenca TIK, një platformë ku mund të gjeni dhe menaxhoni konferencat që kërkoni të merrni pjesë, fitoi çmimin e Audiencës prej 2 mijë euro.

Uplift-382.jpg

Startupi i dizajnit të gjelbër e cila jep zgjidhje të qëndrueshme të hapësirës ku jetojmë, TePema u shpall fitues i çmimit të madh prej 5 mijë euro.

Uplift Western Balkans është një përpjekje mese tre vjeçare me misionin për të zhvilluar dhe demokratizuar ekosistemin e sipërmarrjes dhe startupeve në Ballkanin Perëndimor.

Edicioni i tretë nisi zyrtarisht me hapjen e aplikimeve deri më 24 Shtator. Përgjatë dy javëve të para të muajit Tetor u bë përzgjedhja e startupeve më të mira përmes Selection Bootcamp dhe më 6 Nëntor nisi zyrtarisht programi i akselerimit.

Uplift Western Balkans gëzoi mbështetjen e partnerëve dhe sponsorëve si, SlovakAid si mbështetësi kryesor i kësaj ngjarjeje, Banka Credins, Albvision, One Telecommunications, EU for Innovation, Eurovia, SwissEP, Huawei, CIVITTA, Universiteti i Evropës Juglindore, Bashkia Tiranë, EY, ICTSlab dhe mbulimin mediatik të SCAN TV, Emerging Europe, Shqip.com, PCWorld Albanian, Business Magazine, GeekRoom, AlbaniaTech dhe CIO.al.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Linjat ajrore amerikane paralajmërojnë “ndërprerje katastrofike” ditën e mërkurë për shkak të aktivizimit të 5G
Tjetra Samsung prezanton proçesorin e parë me GPU të AMD me ray tracing

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
Tech
12 Dhjetor, 2025
Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
Entertainment
12 Dhjetor, 2025
Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
Tech
12 Dhjetor, 2025
CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
Tech
11 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

5 këshilla për të krijuar një password të fortë

9 Janar, 2021
Tech

Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën si të ndalojnë riprodhimin e virusit Covid19

17 Tetor, 2020
Tech

Japonia po shfrytëzon hapat e qytetarëve për të prodhuar energji elektrike

12 Nëntor, 2025
Tech

Këto janë 7 pajisje të domosdoshme që çdo freelancer duhet të ketë

8 Tetor, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?