Në mbyllje të këtij viti tepër të sukseshëm për Geek Room, jemi të lumtur t’ju njoftojmë se bashkëpunëtori ynë më i ri është transmetuesi publik ndërkombëtar gjerman Deutsche Welle. Falë këtij bashkëpunimi, Geek Room do të prodhojë për DW Shqip video të fokusuara në trendet më të reja të teknologjisë.
Të prezantuara nga Brenton Bënja, videot do të publikohen çdo javë në profilin e Instagram të DW Shqip duke u kthyer në burim informacioni për ndjekësit e DW në gjuhën shqipe.
Dëshiron t’i shohësh i pari? Thjeshtë ndiq DW Shqip në Instagram.
Mëposhtë gjeni videon e parë të publikuar.