Prodhuesi koreano jugor i makinave, Hyundai, është mësuar me prodhimin e makinerive që lëvizin, mirëpo kësaj here makineria e prodhuar prej tyre është në një shkallë shumë më të vogël. Në vend të prezantimit të një makine, në CES gjatë këtij viti kompania prezantoi një robot me katër rrota që quhet MobED i cili është i dizenjuar për të mbajtur gjithçka që ju dëshironi, që nga pakot e deri tek persona të ndryshëm.
MobED ka formën e një platforme të lëvizshme që mund të gjeni në një garazh. Përmasat e tij janë 67 me 60 cm, dhe rrotat kanë një madhësi prej 12 inç dhe mund të kontrollohen në mënyrë të pavarur. Një sistem kompleks suspensioni tregon se platforma mund të drejtohet në çfarëdo drejtimi që dëshironi, duke rregulluar gjithashtu këndin e produkteve që ju po mbani në të kur ecni në pjerrësi.
Se për çfarë MobED mund të përdoret specifikisht lë akoma vend për të diskutuar. Hyundai e quan pajisjen e saj një “platformë e lëvizshme” në deklaratën për shtyp dhe dëshira e tyre është ta shesin këtë produkt tek partnerët industrial që më pas do të adaptohet me një rol specifik. Çmimet nuk janë bërë ende të ditura, megjithatë ne mund të imagjinojmë se ato do të jenë disi të kripura.
Roboti ka një shpejtësi maksimale prej 30km/h dhe mund të lëvizë për deri në katër orë me një karikim të vetëm.