Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
    30 Qershor, 2026
    Një tjetër drejtues i lartë i Apple largohet drejt OpenAI
    28 Qershor, 2026
    Apple ka ndihmuar në krijimin e “krizës së çmimit të memories”
    28 Qershor, 2026
    Euro dixhitale është shumë pranë arritjes në tregun evropian
    26 Qershor, 2026
    Anthropic akuzon Alibaba se ka vjedhur aftësitë e Claude AI
    26 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Jetoni çdo ditë si një vloger: Jeta juaj meriton të jetë në qendër të vëmendjes
    26 Qershor, 2026
    Commodore prezanton një telefon inteligjent me dizajn të palosshëm që bllokon aksesin në rrjete sociale dhe browser
    26 Qershor, 2026
    Samsung Galaxy A27 5G sjell ekranin gjithëpërfshirës dhe teknologjinë Awesome Intelligence për më shumë përdorues
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi 18 Pro po përgatitet për prezantim global me teknologjinë e re LOFIC të kamerave
    25 Qershor, 2026
    One UI 9 do të vijë në këto smartphone Samsung
    23 Qershor, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
    Facebook teston një aplikacion të ri të fuqizuar nga AI për të ndihmuar krijuesit e përmbajtjeve
    25 Qershor, 2026
    Android 17 do të lejojë transferimin e më shumë të dhënave nga iPhone në Android
    20 Qershor, 2026
    Google po ndalon të gjitha mënyrat që lejonin funksionimin e bllokuesve të reklamave në Chrome
    17 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
    Shkencëtarët arrijnë të përgatisin një espresso përmes ultratingujve
    23 Qershor, 2026
    Studimi i ri tregon se shkalla e fertilitetit po bie për shkak të përdorimit të smartphone-ve
    14 Qershor, 2026
    Për herë të parë në botë krijohet një vaksinë nga inteligjenca artificiale
    6 Qershor, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
    GTA 6 do të kushtojë $80 dhe nuk do të vijë në një disk fizik
    25 Qershor, 2026
    Porositë për Grand Theft Auto VI do të nisin javën e ardhshme me 25 qershor
    20 Qershor, 2026
    EA prezanton platformën e re të reklamimit që integron reklamat direkt në lojë
    17 Qershor, 2026
    Një startup po përpiqet të krijojë GTA 6 përmes AI para prezantimit zyrtar të lojës nga Rockstar Games
    14 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
    Defender Experience nga Mektrin: një aventurë ekskluzive në zemër të Alpeve Shqiptare
    25 Qershor, 2026
    Xiaomi prezanton një krah robotik për karikimin automatik të makinave elektrike
    17 Qershor, 2026
    Ferrari po përdor modelet AI të IBM për të krijuar “supertifozët e F1”
    10 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
    30 Qershor, 2026
    Netflix dëshiron që secili profil të ketë adresën e tij të email-it
    30 Qershor, 2026
    Preferenca midis Messi apo Ronaldo mund të zbulojë më tepër rreth qëndrimeve tuaja politike
    26 Qershor, 2026
    Një sezon sportiv veror fenomenal ju pret në DigitAlb
    25 Qershor, 2026
    Mark Zuckerberg “urdhëron” punonjësit të argëtohen pas shkurtimit masiv të vendeve të punës
    23 Qershor, 2026
Search
Duke lexuar: ONE Telecommunications çon një hap para cilësinë e rrjeteve celulare në Shqipëri
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > ONE Telecommunications çon një hap para cilësinë e rrjeteve celulare në Shqipëri
Tech

ONE Telecommunications çon një hap para cilësinë e rrjeteve celulare në Shqipëri

Last updated: 28 Dhjetor, 2020 9:44 pm
Ndaj
6 Min lexim

Ilir Duka, Drejtori Teknik i One Telecommunications na tregon për zhvillimet teknologjike që kompania pati gjatë këtij viti. Pavarësisht kushteve të jashëzakonshme shkaktuar nga pandemia, planet për zbatimin e modernizimit të rrjetit ONE u zhvilluan dhe këtë fundvit gëzon disa arritje domethënëse, si për vetë operatorin ashtu edhe për abonentët, përdorues të One

.

Në muajin shkurt, ju njoftuat fillimin e modernizimit të rrjetit të One. Gjatë fundit të vitit, shpallët që faza e parë u përmbyll. Në çfarë ndërhyrjesh konsistonte faza e parë?

Po, në muajin Shkurt të këtij viti, kompania ONE njoftoi fillimin e investimeve në modernizimin e plotë të rrjetit me një vlerë prej 92 milion Euro.

Faza e parë e këtij investimi u fokusua në zëvendësimin e teknologjisë në atë pjesë të rrjetit që do të sillte një përmirësim të menjëhershëm dhe të dukshëm për përdoruesit e rrjetit.

Kështu, në të gjitha stacionet e rrjetit One, në gjithë vendin u zëvendësuan pajisjet dhe antenat e stacioneve me gjeneratën më të fundit të teknologjisë Ericsson, që është lider në prodhimin e pajisjeve për rrjetet celulare.

Gjatë fazës së punimeve intensive, në kushtet e pandemisë që krijoi vështirësitë e veta, përveçse u rinovuan pajisjet, u bë e mundur edhe shtimi i dy shtresave mbulimi me sinjal që nuk ishin më parë, mbulimi 3G në frekuencën 900Mhz dhe mbulimi 4G në frekuencën 800MHz.

Këto kanë shumë rëndësi pasi përmirësuan menjëherë mbulimin me sinjal, si në zonat urbane duke penetruar në thellësi brenda godinave ashtu edhe duke mbuluar zona të tëra rurale që më parë kishin sinjal të dobët ose mungesë.

Prandaj, sot e themi me krenari që për një kohë kaq të shkurtër, ne arritëm të mbulojmë me sinjal 4G, 98.1% të popullsisë dhe 93.7% të territorit, më shumë se çdo operator tjetër.

Përveç mbulimit më të gjerë, gjatë kësaj faze, arritëm të 4-fishojmë kapacitet e mëparshme, duke aplikuar teknologji të tilla si Carrier Aggregation, 4x4MIMO, 256QAM duke bërë të mundur arritjen e shpejtësive maksimale deri në 1.2 Gbps, një realitet që e çon një hap përpara zhvillimin e rrjeteve celulare në Shqipëri, krahasimisht me të gjitha vendet e tjera të përparuara.

 

Sa faza të tjera do ketë dhe kur parashikohet të mbarojnë?

Tani jemi në fazën e dytë, e cila konsiston në zëvendësimin e teknologjisë dhe pajisjeve në qendrat kryesore të rrjetit, që përbëjnë rrjetin Core dhe IP Core. Ky është një proces i komplikuar që kërkon kujdes të veçantë sepse edhe nga ana operacionale është i vështirë, pasi duhet të mbahen paralelisht në gjendje pune 100% rrjeti aktual që po hiqet dhe të vihet menjëherë në punë me kapacitet të plotë rrjeti i ri qe po instalohet dhe konfigurohet. Kjo fazë ka filluar tashmë dhe pritet të përfundojë në fund të muajit Mars 2021.

Me përfundimin e saj mund të themi që kemi ndërtuar më në fund një rrjet të ri, nga fillimi në fund.

 

Si do ndjehet ky përmirësim nga përdoruesit?

Është shumë e thjeshtë: mbulim më të mirë edhe atje ku më parë mungonte, biseda pa ndërperje dhe me cilësi më të lartë zëri, shpejtësi më të larta lundrimi në internet dhe jo vetëm, edhe në orare piku, mundësi përdorimi të telefonave të mençur, kudo edhe në fshatin më të largët, mundësi për të përdorur me sukses produktet më të fundit të operatorit One, si Homenet, i cili siguron internetin fiks të munguar në shumë hapësira rurale të vendit.

Për bizneset gjithashtu, do të jemi një partner i përkushtuar dhe afatgjatë, me produkte dhe mundësi të reja në përmbushje të nevojave të bizneseve. Kështu, vitin që vjen, me përmbylljen e modernizimit, do të aktivizojmë teknologjitë e komunikimit IoT që do të hapë një faqe të re në mbështetjen teknologjike te aplikimeve, si për biznese ashtu edhe projekteve smart të gjeneruara nga qeverisjet lokale dhe qendrore.

 

One është cituar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që i është bashkuar iniciativës për Rrjetin e Pastër, çfarë do të thotë kjo?

ONE Telecommunications është operatori i vetëm në Shqipëri dhe Rajon që i është bashkuar tashmë iniciativës së Rrjetit të Pastër. Ky është një angazhim për të përzgjedhur, ndërtuar dhe ofruar një rrjet të sigurt 5G për përdoruesit, në kuptimin e sigurisë së informacionit, komunikimit dhe të dhënave personale, duke bërë të pamundur ndërhyrje të jashtme dhe të paligjshme në rrjet.

Konkretisht, ONE Telecommunications ka bërë hapa cilësore në këtë drejtim duke përzgjedhur si furnizues kryesor të pajisjeve të rrjetit të ri One, kompaninë prestigjoze europiane Ericsson, me një kontratë furnizimi deri në vitin 2025. Me modernizimin e rrjetit qendror dhe me aplikimin e elementëve të sigurisë në të gjitha sistemet, do të arrijmë të garantojmë nivelin e kërkuar të sigurisë, sipas kërkesave të kësaj iniciative të rëndësishme.     

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Kanye West dikur ka dashur të bëjë një lojë me Nintendo
Tjetra Ushtria amerikane fillon të zëvendësojë pilotët e avionëve me inteligjencën artificiale

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Nga koncertet te eksperiencat gjithëpërfshirëse: Si Tirana po e transformon mënyrën se si ne festojmë
Entertainment
30 Qershor, 2026
Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
Gaming
30 Qershor, 2026
WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
Apps
30 Qershor, 2026
OpenAI përgatitet të ulë çmimet e abonimeve për të konkurruar me Anthropic
Tech
30 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

OpenAI prezanton GPT-4o: një model më të shpejtë për të gjithë përdoruesit e ChatGPT

14 Maj, 2024
Tech

AI mund të diagnostikojë pacientët me diabet thjesht nëpërmjet një regjistrimi 10 sekonda të zërit

23 Tetor, 2023
Tech

Meta AI përditësohet me aftësi të editimit të videove

12 Qershor, 2025
Tech

Meta ndryshon emrin e Oculus Quest në Meta Quest dhe të gjithë e urrejnë këtë emërtim

29 Janar, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?