Një nënkryetar i lartë në Sony Interactive Entertainment është pushuar nga kompania pas raportimeve se ekzistonte një video e tij që vërtetonte akuzat e pedofilisë.
Siç raportohet nga CNET, George Cacioppo, i cili ka punuar për Sony për më tepër se 8 vite, u pushua nga puna pasi u publikuan të dhëna nga një grup i quajtur People vs Preds ku tregohej se ai kishte lënë një takim me një djalë 15 vjeçar për të kryer marrëdhënie seksuale.
Në videon e publikuar mund të shikohet djali në fjalë i cili shkon drejt një burri që pretendohet se është Cacioppo, para se ta pyeste atë nëse emri i tij ishte “Jeff”. Personi që kishte veshur një bluzë PS5, fytyra e të cilit është regjistruar në video, futet shpejt në shtëpi dhe mbyll derën.
Pas kësaj ngjarjeje, mund të dëgjohet kameramani duke bërtitur: “Ky burrë ftoi një djalë 15 vjeçar për të kryer marrëdhënie seksuale me të sonte.”
Identiteti i burrit nuk është konfirmuar ende, por grupi postoi gjithashtu një numër screenshot-esh të bisedës që është bërë mes dy personave në Grindr.
Sony më pas publikoi një deklaratë për CNET ditën e dielë ku konfirmoi se një punonjës është pushuar nga puna. “Ne jemi në dijeni të kësaj çështjeje, dhe personi në fjalë është pushuar menjëherë nga puna.” tha Sony.