“Kamera selfie e smartphone-it tuaj do të kërkojë në mënyrë të sigurtë për fytyrën tuaj, dhe në rastet kur ju nuk e prekni atë ose e lëvizni për ta zgjuar.”
Kjo ishte fjalia me të cilën zëvëndës presidenti i Qualcomm Technologies, Judd Heape prezantoi aftësitë e reja always-on camera të proçesorit të ri Snapdragon 8 Gen 1, që pritet të përfshihet në smartphone-t flagship të vitit të ardhshëm.
Sigurisht, kjo deklaratë mund të pritet me entuziazëm nga disa persona, ndërkohë që disa të tjerë shqetësohen jashtëzakonisht shumë për privatësinë e tyre. Qualcomm mendon se përmes këtij shërbimi do të bëjë të mundur zgjimin dhe hapjen e smartphone-it ndërkohë që ju shikoni në të, pa patur nevojën për të shtypur ekranin ose për ta lëvizur pajisjen.
Gjithashtu përmes këtij shërbimi, smartphone-i juaj do të kyçet automatikisht në momentin kur ju nuk po vështroni mbi ekran, ose një person tjetër mer në dorë pajisjen tuaj, teorikisht duke “rritur sigurinë”.
Mirëpo për shumicën e personave që janë në dijeni të keqpërdorimit të dhënave të grumbulluara për të cënuar privatësinë tonë, ky lajm nuk është shumë i mirë. Ne besojmë gjithashtu se nuk do të ishte dhe aq mirë për privatësinë tonë që smartphone-i të regjistrojë gjatë gjithë kohës përmes kameras selfie.
Qualcomm është prodhuesi i parë që integron këtë aftësi në proçesorët e tyre, por shumë shpejt kjo gjë do të jetë shumë e përhapur. Ndoshta do të na duhet të vendosim ndonjë ngjitëse në kameran e smartphone-it, njësoj si Mark Zucerberg bën me laptopin e tij.