Sapo seria e re e iPhone 13 u prezantua, ekspertët e riparimit filluan të praktikoheshin me pajisjet e reja, mirëpo gjatë zëvëndësimit të ekraneve ato vunë re se çdo herë Face ID çaktivizohej. Për të bërë të mundur ruajtjen e funksionit të Face ID riparuesit duhet të lëviznin një çip të vogël microcontroller, që ishte shumë i vështirë për t’u lëvizur.
Në këtë mënyrë Apple e kishte bërë shumë të vështirë për dyqanet e pavarura të riparimit të kryenin proçesin e ndërrimit të ekraneve në iPhone. Megjithatë, pas kritikave të shumëta që qarkulluan në internet, Apple ka vendosur të sjellë një software update që nuk do të kërkojë më transferimin e microcontroller-it pas ndërrimit të ekranit për të ruajtur funksionin e Face ID.
Proçedura e tanishme është tepër sfiduese, kërkon shumë kohë, mjete speciald dhe aftësinë e mikrosaldimit. Për shumicën e dyqaneve të riparimit që mbështesin biznesin e tyre në ndërrimin e ekraneve kjo gjë do ta vështirësonte shumë punën e tyre. Dhe iFixit detajoi këtë situatë gjatë javës së kaluar duke kritikuar vendimin e Apple.
Apple nuk e ka specifikuar se kur ky softëare update do të vijë.