Një postim i ri në blog nga Samsung thekson se si pajisjet e saj të serisë Galaxy Z Flip po përdoren nga forcat e rendit. Linja e pajisjeve celulare të palosshme ishte pjesë e një programi pilot në Policinë e qytetit Kimberling dhe atë Indian Point në Misuri dy vjet më parë për të testuar se si pajisjet elektronike mund të përmirësonin operacionet e përditshme të forcave.
Sipas Samsung, kjo ishte hera e parë që një pajisje e palosshme u përdor nga policia si një kamerë trupi. Pas përfundimit të programit pilot, dy departamente të tjera policie e pëlqyen idenë dhe vendosën për të përdorur pajisjet Flip si kamera trupore.
Tashmë, meqë rezultatet ishin mjaft të pëlqyeshme, në 5 shtete të tjera departamentet policore të metrosë kanëvendosur të implementojnë këtë zgjidhje. Pajisjet Flip të përdorura për testimin e policisë u personalizuan në një bashkëpunim me Visual Labs, një kompani që personalizon pajisjet celulare për t’u përdorur si kamera trupore dhe dashcam.
Ndryshimet, si përdorimi i butonit të volumit për të nisur regjistrimin, kishin për qëllim ta bënin më të lehtë dhe më të shpejtë fillimin e regjistrimit në terren, sipas Samsung. Në avantazhin e forcave të rendit është dhe aftësia palosëse e smartphone-ve, duke qenë më kompakt dhe mund të mbahen lehtësisht në trupin e tyre.