Instagram deklaroi ditën e mërkurë se tashmë të gjithë përdoruesit kanë të mundësinë e përdorimit të shërbimit Link Sticker në Stories. Kjo shtesë vjen pasi kompania vendosi të eleminonte “swipe-up” links në Instagram Stories. Pjesa ku këto dy shërbime ndryshojnë është se swipe-up links mund të krijoheshin vetëm nga adresat me mbi 10k followers.
Kompania thotë se ndarja e links me miqtë është mjaft e rëndësishme për të gjithë përdoruesit e Instagram. “Ne e morëm këtë vendim në bazë të feedback-ut të grumbulluar nga komuniteti ynë dhe impaktit që ky shërbim ka në popullarizimin e adresave të ndryshme në të njejtën mënyrë me adresat e njohura.” tha Instagram në një deklaratë.
Ju mund ta aksesoni këtë shërbim duke zgjedhur sticker në krye të navigation bar në Story. Pasi të keni zgjedhur “Link Sticker”, ju mund të shtoni një link sipas dëshirës tuaj dhe të klikoni në “Done”. Ky sticker mund të vendoset kudo që ju dëshironi në Story, madje mund të klikoni në të për të parë ngjyrat e tjera të saj.
Instagram vendosi të sillte këtë shërbim në mënyrë të kujdeshme për të gjithë përdoruesit, pasi nëse ajo implementohej menjëherë mund të cënonte integritetin dhe sigurinë në platformë.