El Salvador ka minuar 0.00599179 Bitcoin, që kanë vlerën $269, duke përdorur energjinë e siguruar nga një vullkan.
Presidenti i këtij shteti, Nayib Bukele, bëri të mundur që El Salvador të ishte shteti i parë në botë që legalizoi Bitcoin si një monedhë zyrtare, duke marrë kështu përsipër një rrezik shumë të madh, për sa kohë kriptomonedhat nuk kanë një vlerë të qëndrueshme në treg. Këtë veprim të tij ai e justifikoi me arsyen se Bitcoin do të lehtësojë sjelljen e parave në vend nga emigrantët që punojnë në shtete të tjera.
Bukele publikoi në adresën e tij në Twitter një video 25 sekondëshe në të cilën shfaqeshin disa pamje të kontenierit të ndërtuar nga qeveria të mbushur plot me pajisje për minimin e Bitcoin, të teknikëve që po instalonin minuesit ASIC bashkë me pamjet e fabrikës së energjisë që ndodhet shumë pranë vullkanit. Tashmë kjo video me mbishkrimin “Hapat e parë..” është bërë virale dhe numëron më tepër se 2.3 milionë shikime.
?#Bitcoin?? pic.twitter.com/duhHvmEnym
— Nayib Bukele ?? (@nayibbukele) September 28, 2021
Presidenti premtoi në qershor se kishte planifikuar ndërtimin e një kompanie gjeotermale elektrike, LaGeo SA de CV, e cila do të ndihmonte në gjetjen e monedhave të Bitcoin përmes energjisë 100% të pastër, 100% të riciklueshme dhe pa emëtime. Kjo është një gjetje shumë e mirë, pasi El Salvador njihet ndryshe dhe si “Toka e vullkaneve”.