Gjatë muajve të fundit ne kemi lexuar raportime të shumëta në lidhje me pajisjen e re që pritej të prezantohej në një event të veçantë gjatë muajit tetor, Galaxy S21 FE. Pothuajse gjithçka rreth këtij smartphone-i është bërë e ditur, mirëpo Samsung akoma nuk e di se cili do të jetë fati i S21 FE.
Javën e fundit në internet filluan të qarkullonin fjalët se Samsung kishte pezulluar planet për prezantimin e S21 FE gjatë muajit tetor. Një arsye shumë e fortë për këtë vendim është dhe mungesa e proçesorëve në treg, gjë që do të detyronte shtyrjen e prezantimit të këtij produkti.
Mirëpo tashmë kompania me sa duket ka regjistruar një smartphone të ri me numrin e versionit SM-G990E në byronë e Federal Communications Commission në SHBA. Ky mendohet të jetë një model i smartphone-it që do të fuqizohet nga proçesori i prodhuar nga vetë Samsung, Exynos. Dhe pse informacioni tepër i limituar është dorëzuar në aplikimin e FCC, nuk është ende 100% e saktë se ky smartphone është pikërisht S21 FE.
Nëse kërkojmë më tepër lajme mbi S21 FE në internet, do të gjejmë dhe disa deklarata të një zëdhënësi të Samsung i cili thotë se eventi i lançimit i planifikuar për në tetor nuk do të organizohet.
Si t’ja bëjmë mes të gjithë këtyre informacioneve kontradiktore? Cilin duhet të besojmë?