Siç kishte premtuar, Xiaomi prezantoi dy laptopë të rinj gaming, njëri me proçesor Intel dhe tjetri me AMD që suportojnë karta grafike Nvidia RTX.
Të dy laptopët kanë ekrane 16.1 inç me refresh rate 144Hz. Ju mund të aktivizoni dhe modalitetin 74Hz nëse GPU nuk arrin të performojë siç duhet në disa lojëra. Sistemi i ri Hurricane Cooling 3.0 me freskuese 12V dhe 5 gypa nxehtësie prej bakri do të mundohet të parandalojë mbinxehjen e laptopit.
Ato kanë të njejtat konfigurime të memories, 16GB RAM dhe 512GB internal storage, ndajnë të njejtën kartë Wi-Fi 6, janë të pajisura me sistemin e audios DTS:X Ultra 3D dhe një tastierë me ndriçim.
Versioni Intel është i fuqizuar nga Tiger Lake (Core i5-11260H), një proçesor me 6 cores dhe është i lidhur me GPU GeForce RTX 3050.
Versioni AMD nga ana tjetër përdor proçesorin Ryzen 5800H me tetë Zen 3 cores dhe kartën grafike më superiore GeForce RTX 3060.
Që të dy laptopët do të lançohen në tregun kinez fillimisht. Redmi G 2021 me Intel Core i5 do të preazntohet sot me çmimin $880, ndërkohë që versioni AMD do të vijë në datën 28 shtator dhe do të kushtojë $1,080.