Windows 11 do të suportojë aplikacionet e Android, duke rritur kështu ndjeshëm numrin e aplikacioneve që mund të instalohen në këtë sistem. Ju do të keni mundësinë t’i instaloni aplikacionet përmes Amazon App Store.
Në këtë dyqan nuk gjenden një numër shumë i madh aplikacionesh, por më të rëndësishmit mund të gjenden lehtësisht. Ne kemi vendosur që më poshtë të listojmë 5 aplikacione që i përdorim rregullisht në Android të cilat do t’i përdorim tashmë dhe në Windows 11.
Aplikacionet e Google
Tek kjo kategori kemi përfshirë të gjithë produktet e Google si përshembull Gmail, Google Maps dhe YouTube. Sigurisht që ju do të mund të bëni sideload aplikacione të tjera në Android 11, por gjithçka varet nëse aplikacioni kërkon Google Play Services.
Në Windows 11 gjendet aktualisht një aplikacion për Instagram, por ju nuk mund të postoni fotografi nga aty. Aplikacioni në Amazon App Store i mundëson përdoruesve një eksperiencë të rrjedhshme në publikimin e fotografive dhe videove ose dërgimin e disappearing content përmes Instagram Direct.
Aplikacionet e Amazon
Nëse ju jeni të apasionuar pas leximit dhe përdorni Kindle ose Audible në pajisjet tuaja, tashmë puna u bë më e lehtë. Sigurisht që ju mund të lexoni në websitin e Kindle, por eksperienca nuk është dhe aq e mirë. Aplikacioni Kindle për Android në Windows 11 ofron eksperiencën optimale për përdoruesit.
Mobile games
Është ende një pikëpyetje e madhe se si aplikacionet do të funksionojnë në Windows 11, pasi nuk ka asnjë deklaratë zyrtare. Nuk dihet nëse Microsoft do të adoptojë touch controls ose full screen për aplikacionet e Android. Shpresojmë që në të ardhmen lista e lojërave në Amazon App Store të rritet shumë më shumë.
Çdo aplikacion që ju dëshironi
Okej, është e vërtetë që u shmangëm paksa nga fjala jonë, por duke konsideruar se ne do të jemi në gjendje të bëjmë sideload aplikacione nga Android në Windows 11, atëherë ne do të na duhet të zgjedhim nga miliona aplikacione.