Teknologjia AR ka ndihmuar personat e moshuar të bëjnë modifikime që parandalojnë rrëzimet në shtëpinë e tyre ose të ulin shpërqëndrimet në makina.
Mirëpo kjo teknologji nuk duket se përmbush nevojat dhe preferencat e përdoruesve mbi 50 vjeç sipas një studimi nga Universiteti i Bath në Mbretërinë e Bashkuar. Personat më të vjetër në moshë që nuk janë mësuar ende me teknologjinë e kanë më të thjeshtë të përmbushin nevojat e tyre nëse ato janë të shfaqura me hapa sipas rradhës në vend të shfaqjes së shigjetave.
Me sa duket prodhuesit e produkteve të bazuara në AR nuk po arrijnë të identifikojnë nevojat e duhura për përdoruesit e vjetër gjatë dizenjimit të aplikacionit.
Gjatë studimit, ekipi kërkoi nga pjesëmarrësit të lëvizin, të hapin dhe të mbyllin forma 3D në bazë të 4 tipeve të ndryshme të instruksioneve vizuale të shfaqura në ekranin e laptopit në vend të aplikacionit AR. Pjesëmarrësit preferuan këtë pamje më tepër se shigjetat e aplikacionit AR dhe u treguan më të shpejtë për të kompletuar detyrën e tyre.
Dizenjuesit po i japin më tepër prioritet estetikës së një aplikacioni se sa lehtësisë në përdorim, tha një nga studiuesit. “Gjithçka duket e lehtë kur je një përdorues i rregullt i një aplikacioni, por në këtë mënyrë shkelet principi fillestar i përdorimit: ju nuk duhet të keni nevojën të lexoni një manual për të kryer këto detyra të thjeshta” shtoi ai.