Shumë pak njerëz do të tentonin të piqnin mish nëpërmjet makinës së tyre, pasi kjo është me të vërtetë një ide e çmendur. Mirëpo, për një grup entuziastësh makinash kjo ide ishtë e mirë, deri në momentin kur makina u mbulua nga tymi.
Makina që ato përdorën nuk ishte një makinë dosido, por një Lamborghini $400,000. Për disa sekonda, flakët që dilnin nga makina dukeshin sikur po e piqnin mishin. Megjithatë situata ndryshoi mjaft shpejt dhe makina u mbulua nga tymi. Video më pas përfundon me pronarët e kësaj makine të cilët nxitojnë për të parë këtë dëm mjaft të madh.
Mendohet se Lamborghini në video filloi të nxirrte tym për shkak të motorit mjaft të fuqishëm V-12 dhe mënyrës se si ai punon me linjat ftohëse. Nëse në makinë shkelet pedali i gazit vazhdimisht si në video, ndërkohë që ajo është ende e ftohtë dhe termostati është i mbyllur, krijohet një presion i madh në linjat ftohëse. Më pas duket se presioni u rrit aq shumë sa që serbatori i ftohesit shpërtheu dhe makina filloi të nxirrte tym.
Nëpërmjet kësaj teorie mund të shpjegohet dhe rrjedhja e lëngut të kuq ftohës në dysheme. Shumica e ndjekësve sugjeojnë se makina me shumë mundësi nuk është dëmtuar shumë dhe ka nevojë vetëm për një riparim të vogël. Por kur bëhet fjala për një Lamborghini, dhe riparimi më i vogël mund të kushtojë mjaft shtrenjtë.