Snapchat kërkon të shndërrohet në kompaninë kryesore që njerëzit mendojnë kur iu duhet të editojnë video në smartphone. Për të arritur këtë qëllim kompania prezantoi një aplikacioni të ri në iOS të quajtur Story Studio.
Ky aplikacion do t’i japë njerëzve pajisjet e nevojshme për të edituar videot vertikale. Ai do të mund të marrë të dhëna nga Snapchat dhe shërbimi i ri Spotlight për të ndihmuar personat në krijimin e përmbajtjeve të reja. Përdoruesit mund të shikojnë përmes Snapchat Insights hashtags dhe lenses më të përdorura të momentit. Lenses do të ndërtohen direkt në Story Studio, bashkë me Snapchat Sounds dhe stickers në mënyrë që editorët të kenë një larmi zgjedhjesh.
Si në pjesën më të madhe të aplikacioneve të editimit, përdoruesit mund të shkurtojnë videon e tyre dhe ta editojnë atë frame për frame. Një buton i posaçëm do të bëjë të mundur shpërndarjen direkte në Snapchat. Një fakt tjetër i rëndësishëm është se në këto përmbajtje nuk do të vendoset një watermark, gjë që do të ngadalësonte shpërndarjen e këtyre videove në platforma si Instagram, për shkak të algoritmit.
Gjithashtu Snapchat deklaroi se do të ndalojë shpërndarjen e $1 milionë në ditë për krijuesit në Spotlight.