Makina elektrike Volvo XC40 Recharge është vlerësuar si Top Safety Pick Plus (TSP+) nga American Institute of Highway Safety. Kjo arritje bën që Volvo të jetë kompania e parë dhe e vetme që ofron TSP+ në të gjithë gamën e produkteve.
Volvo XC40 Recharge është SUV i vogël i parë tërësisht elektrik që merr këtë vlerësim, i cili i shtohet rekordit të vendosur muajin e kaluar për numrin më të madh të çmimeve TSP+ të marra gjatë një viti nga një prodhues makinash. IIHS vlerëson me këtë çmim të gjitha makinat që sigurojnë nivelin më të lartë të sigurisë. Që nga muaji shkurt i vitit 2021, Volvo Cars ka marrë 15 çmime TSP+.
Ajo që e bën të veçantë këtë kompani është fokusimi i saj në sistemet e sigurisë, duke përfshirë frenimin emergjent për të evituar përplasjet jo vetëm me makinat e tjera por edhe me çiklistët dhe këmbësorët.
CEO i Volvo Car USA, Anders Gustafsson, tha se “Pavarësisht formës ose motorit të makinës, çdo Volvo ofron mbrojtje inovative në raste përplasjesh.”
Volvo ka rifreskuar rregullisht shërbimet e sigurisë, duke përfshirë këtu limituesin e shpejtësisë dhe sensorët e sigurisë të rinj që debutuan në XC40 Recharge.
Lista e makinave nga Volvo që janë vlerësuar me këtë çmim gjatë këtij viti janë:
- Volvo S90
- Volvo S90 Recharge
- Volvo V90
- Volvo V90 Cross Country
- Volvo V60 Cross Country
- Volvo S60
- Volvo S60 Recharge
- Volvo V60
- Volvo V60 Recharge
- Volvo XC40
- Volvo XC60
- Volvo XC60 Recharge
- Volvo XC90
- Volvo XC90 Recharge