Gjenerata e dytë e flagship Ultra nga Xiaomi u prezantua sot dhe ky model nuk zhgënjen asnjëherë.
Mi 11 Ultra përmban karakteristika high-end, si ekrani 6.7 inç QHD+ AMOLED me refresh rate 120Hz, proçesori Snapdragon 888, kapacitet baterie 5,000mAh dhe mundësi për karikim të shpejtë deri në 67W me kabëll ose wireless. Në pjesën e pasme gjenden 3 kamera ku ajo kryesore përdor sensorin 50MP nga Samsung, ndërsa kamerat Ultra Wide dhe TeleMacro përdorin sensorin 48MP Sony IMX586.
Mirëpo shërbimi më i veçantë që vjen bashkë me këtë smartphone është ekrani që ndodhet në pjesën e pasme, ngjitur me kamerat. Sipas Xiaomi, ky ekran do të shërbejë për të treguar informacione kryesore si niveli i baterisë, mesazhet, parashikimi i motit etj. Një modalitet Ultra-Low Power Saving do të sigurojë deri 55 orë shtesë standby time duke përdorur vetëm ekranin e vogël në pjesën e pasme. Funksioni më interesant i këtij ekrani do të jetë përdorimi i tij për të shkrepur foto “selfie” me kualitet shumë më të mirë nga kamerat e pasme. Për të dhëna më të detajuara ndiqni foton në vijim.
Xiaomi Mi 11 Ultra vjen në dy ngjyra të ndryshme, White Ceramic dhe Black, të cilat duken mjaft elegante. Çmimi për versionin bazë të tij fillon nga $914 për 8GB RAM dhe 256 GB internal storage, $990 për versionin 12/256GB dhe $1065 për 12/512GB.