Tumo, qendra më e re e trajnimeve në Tiranë, i jep mundësinë të rinjve të ndjekin pasionin e tyre në disa fusha të teknologjisë.
Mirëpo kësaj here Tumo, në bashkëpunim me Bankën Credins dhe Bashkinë Tiranë kanë vendosur të shprëndajnë 370 bursa të plota për nxënësit e moshës 12 deri në 18 vjeç në 8 fusha të ndryshme si: Programming, Animation, GameDevelopment, GraphicDesign, Filmmaking, Robotics, Music dhe 3DModeling.
Për të përfituar nga kjo mundësi fantastike ju duhet të plotësoni këtë formular me dokumentacionin e nevojshëm dhe të jeni në pritje të përgjigjjes.
Geek Room ju kujton se shtëpia e Tumo së shpejti do te jete Piramida e Tiranës, e cila ka nisur fazën e rikonstruksionit me synimin për t’u kthyer në qendrën më të madhe inovative të teknologjisë ne Shqiperi.