Që nga koha kur Apple publikoi Mac-un e parë që përdorte proçesorin M1, zhvilluesit e software janë përpjekur për të përshtasin aplikacionet e tyre me të. Këtë javë, Adobe sapo publikoi versionin e parë të Photoshop të përshtatur me M1.
Ky është një lajm shumë i mirë për përdoruesit e pajisjeve me çipin M1 pasi eksperienca e përdorimit të Photoshop u përmirësua ndjeshëm. Krahasuar me sistemet e mëparshme, Adobe thotë se ka një rritje të shpejtësisë me 1.5 herë në hapjen dhe ruajtjen e dosjeve, përdorimin e filtrave dhe në shërbime shumë kërkuese si Content-Aware Fill dhe Select Subject.
Ky është vetëm fillimi i punës pasi Photoshop do të ofrojë optimizime të tjera për të përmirësuar performancën. Gjithashtu janë dhe disa shërbime që do të sillen në këtë version si Invite to Edit Cloud Documents dhe Preset Syncing. Personat që kanë nevojë për këto shërbime duhet të rikthehen në Rosseta 2.
Këtë javë Adobe publikoi dhe 2 update të për Photoshop në iPad, që përfshijnë Cloud Document Version History dhe mundësinë për të punuar në Cloud Documents ndërkohë që jeni offline. Shërbimi Version History ju lejon të ktheheni deri në 60 ditë pas në çdo dokument.