Me të gjithë vetitë e mrekullueshme që ka fibra e karbonit, ka dhe një anë negative, bllokimin e valëve të radios. Megjithatë, ekipi i The Carbon Mobile në Gjermani pas disa vitesh punë arriti të gjej një zgjidhje të këtij problemi.
Carbon 1 MK II është smartphone-i i parë në botë me vëshjë fibër karboni. Kjo gjë e bën atë shumë të lehtë (vetëm 125g) dhe të hollë (6.3mm).
Çelësi i suksesit është teknologjia HyRECM – Hybrid Radio Enabled Composite Material e cila u zhvillua në 4 vite duke kombinuar fibër karboni me kualitet të lartë me një material që lejon valët e radios të kalojnë. Në 2017 duheshin rreth 3 orë për të krijuar një veshje të tillë, por sot proçesi zgjat vetëm 30 minuta. Përderisa ky dizajn nuk ka një kornize të brendshme, të gjithë komponentët janë ngjitur në fibren e karbonit.
Carbon 1 MK II ka një ekran AMOLED 6 inç të mbrojtur nga Gorilla Glass Invictus, që është shumë i hollë (0.4mm). Smartphone-i do të publikohet me Android 10, por update për 11 do të vijë më vonë. Proçesori i përdorur në këtë smartphone do të jetë Helio P90 dhe do të ketë 8GB RAM dhe 256GB internal storage. Bateria prej 3,000 mAh mund të karikohet në 50% për 30 minuta.
Sistemi i pasëm i kamerave përfshin 2 sensorë 16MP f/2.0, ndërsa kamera selfie ka një sensor 20MP. Ky smartphone suporton rrejtin 4G dhe vjen me hapësirën për dy karta SIM.