Samsung prezantoi Galaxy A32 5G më herët gjatë këtij viti dhe tani po sjell një alternativë për tregjet që kanë vetëm LTE. Smartphone-i quhet Samsung Galaxy A32 dhe gjendet në shitje në Rusi.
Diferenca midis dy smartphonëve shkojnë përtej suportit të rrjetit. Ndryshimi më i madh është proçesori Helio G80 i cili zëvëndëson Dimensity 720, por gjithashtu gjendet një ekran i ri, kamera kryesore është e përmirësuar dhe kamera selfie më e mirë.
Samsung Galaxy A32 ka një ekran Infinity-U 6.4 inç me panel super AMOLED dhe rezolucion full HD+. Kamera e parme, me një notch në formën e pikës së ujit ka një sensor 20MP dhe lente f/2.2, por pa autofocus. Nën ekran gjendet skaneri i shenjës se gishtit, i mbrojtur nga shtresa Gorilla Glass 5.
Pjesa e pasme ka të njejtën pamje, 3 kamera të sheshta pa ishull, të përbërë nga kamera kryesore 64MP, ajo ultra-wide 8MP dhe sensorët 5MP depth dhe macro.
Bateria është 5,000mAh me mundësine e karikimit fast charging 15W përmes portës USB-C. smartphone-i ka të instaluar One UI 3.1 të bazuar në Android 11.
Samsung Galaxy A32 në versionin 4GB RAM ofrohet në opsionet 64GB internal storage për $268 dhe 128GB për $295. Gjithashtu ju mund të zgjidhni midis 3 ngjyrave Awesome Violet, Awesome Black, Awesome Blue.