Nëse ju mendonit se gjëja më shokuese e iPhone 14 do të ishte dizajni i ri me një notch të zvogëluar, duket se jeni gabuar. Përmes një raportimi ekskluziv analisti Mark Gurman nga Bloomberg tregon se vendimi i Apple për të zëvëndësuar iPhone 13 mini me iPhone 14 Max do të rezultojë në një rritje çmimi prej $300.
Pra, iPhone 14 Max do të jetë rreth $200 më i lirë se iPhone 14 Pro Max.
Le të bëjmë dhe një përmbledhje të shkurtër. Aktualisht, një iPhone 13 Pro Max shitet për $1,099, dhe çmimi i 14 Max mund të jetë $899. Mirëpo në bazë të disa raportimeve, rritja e çmimeve të komponentëve të këtyre pajisjeve do të bëjë që çmimi i 14 Pro dhe 14 Pro Max të shkojë në $1,099 dhe $1,199 respektivisht. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë çmimi i iPhone 14 Max do të shkojë në $999 – $300 më tepër se iPhone 13 mini.
Dhe ky është vetëm fillimi, pasi siç tregohet në raportim, modelet jo Pro do të kenë shumë më pak shërbime Pro se gjenerata e mëparshme, duke filluar që nga proçesori. Modelet jo Pro pritet të përdorin proçesorin A15, i cili aktualisht po përdoret në serinë iPhone 13, ndërkohë që modelet Pro do të pajisen me proçesorin e ri A16.