Për shkak të masave kufizuese nga Covid-19, njerëzit kanë pasur më shumë kohë të pushojnë në shtëpi. E ku ka më mirë se ta shfrytëzosh këtë kohë për të kryer një kurs falas në universitetin e Harvard.
Si të regjistroheni?
Si fillim do të futemi në këtë link
Për të zgjedhur temën për të cilën doni të zhvilloni kursin klikoni në kategorinë SUBJECT AREA. Kjo kategori ofron opsione të ndryshme ku secili prej nesh mund të gjejë interesin e tij.
Në kategorinë PRICE duhet të zgjidhni opsionin free për të shfaqur kurset falas.
Pasi të zgjidhni datën e nisjes së këtij kursi, ju duhet të regjistroni dhe kohëzgjatjen e tij.
Gjithashtu ju ofrohet mundësia të zgjidhni vështirësinë e kursit, ku opsionet janë: Prezantues, Intermediat dhe i Avancuar.
Në qoftë se doni të merrni një çertifikatë të verifikuar do t’ju duhet të paguani, por nëse doni thjesht të merrni njohuri kursi falas është një ide shumë e mirë.