Spekulimet më në fund gjejnë paqe dhe përgjigja është: jo. KIA dhe Hyundai nuk janë në diskutime me Apple për një makinë elektrike autonome.
Sipas Reuters dhe Bloomberg kompanitë kanë mbyllur bisedimet, por kjo nuk do të thotë që ato nuk mund të ri-hapen më vonë.
Sa i përket Hyundai, qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar nga ai i pak javëve më parë. Ajo po diskuton për makina të tilla me disa emra në listë por bisedimet me Apple kanë ndaluar.
Analisti i Apple Ming-chi Kuo thotë nga ana tjetër se beson se kompania e smartphonëve do të përdorë platformën E-GMP të Hyundai për automjetin elektrik dhe KIA për prodhimin në U.S.A. E megjithatë nuk beson se do e shohim një makinë nga Apple përpara 2025.
Sidoqofshin bisedimet mes kompanive, projekti nuk është aspak afër.