Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
    20 Korrik, 2026
    Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
    20 Korrik, 2026
    Prindërit do të lajmërohen nga Meta nëse regjistrohen biseda për “vetëlëndim” mes fëmijëve dhe Meta AI
    17 Korrik, 2026
    Netflix tregon se ka përdorur AI në të “rreth 300” tituj këtë vit
    17 Korrik, 2026
    Google Images prezanton ndërfaqen e re të inspiruar nga Pinterest
    16 Korrik, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Publikohen në rrugë jo-zyrtare pamjet e para të smartphone-it robotik të Honor
    18 Korrik, 2026
    Nokia rikthen telefonët klasikë, por me një buton AI të dedikuar
    18 Korrik, 2026
    BE vendos 2 rregulla të reja për Google të cilat do të ndryshojnë mënyrën se si asistentët AI funksionojnë në pajisjet Android
    17 Korrik, 2026
    Dhe pse telefoni juaj mund të duket sikur po merr flakë, asnjëherë mos tentoni ftohjen e menjëhershme
    16 Korrik, 2026
    Njihuni me emoji-t e reja që do të vijnë së shpejti në smartphone-t tuaj
    16 Korrik, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    TikTok teston shërbimin e ri për mbrojtjen e krijuesve nga rikrijimet me AI
    18 Korrik, 2026
    Spotify i bashkohet trendit dhe ofron një AI chatbot në platformë
    15 Korrik, 2026
    Si të rezervosh username-in tënd në WhatsApp
    1 Korrik, 2026
    WhatsApp po zëvendëson numrat e telefonit me username
    30 Qershor, 2026
    Instagram po teston mënyra të reja për personalizimin e “algoritmit tuaj”
    28 Qershor, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët zbulojnë se 2 persona me mendime shumë të sinkronizuara performojnë më dobët në detyra komplekse
    20 Korrik, 2026
    Shkencëtarët skocezë dizenjojnë vazon e re që rritet së bashku me bimën e mbjellë në të
    4 Korrik, 2026
    Shkencëtarët programojnë qelizat njerëzore si kompjuterë, hap i madh drejt terapive inteligjente
    1 Korrik, 2026
    Çel për herë të parë nga veza artificiale zogu i zhdukur prej vitesh
    28 Qershor, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Analistët tregojnë se shitjet e GTA 6 mund të sigurojnë $3-5 miliardë vetëm në javën e parë
    17 Korrik, 2026
    Gjykatat në Kinë i cilësojnë produktet e blera në lojërat dixhitale “të trashëgueshme”, ndërkohë që hasin kundërshtimin e perëndimit
    15 Korrik, 2026
    PlayStation mund të eleminojë të gjitha lojërat tuaja dixhitale pas 3 vitesh jo aktive
    13 Korrik, 2026
    Sony do të ndalojë së prodhuari disqe për lojërat e PlayStation në 2028
    2 Korrik, 2026
    Kostot e prodhimit të PlayStation 6 shkojnë në $960
    30 Qershor, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Ferrari tregon se “nuk e priste” një reagim kaq negativ të publikut ndaj makinës elektrike Luce
    11 Korrik, 2026
    McLaren prezanton dizajnin grafik të MCL40 të krijuar në bashkëpunim me Gemini që do të përdoret në Çmimin e Madh të Britanisë
    2 Korrik, 2026
    Aty Ku Siguria Takon Luksin: Pse Volvo Mbetet Zgjedhja Ideale për Udhëtimet tuaja këtë Verë   
    2 Korrik, 2026
    Shikoni pamjet e para të regjistruara nga droni që arrin shpejtësi mbi 350km/h në Çmimin e Madh të Austrisë
    29 Qershor, 2026
    Ford detyrohet të punësojë sërish inxhinierët që pushoi nga puna pas gabimeve të bëra nga sistemet AI
    28 Qershor, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
    21 Korrik, 2026
    Sunny Hill 2026: Prishtina gati të mirëpresë yjet e njohura si Katy Perry, Martin Garrix dhe Lewis Capaldi
    15 Korrik, 2026
    Nuhatja e çokollatës së zezë para stërvitjes në palestër përmirëson performancën tuaj
    13 Korrik, 2026
    Volkswagen po ”punëson” 100 dele në një fermë me panele diellore në Poloni
    10 Korrik, 2026
    Milioneri që planifikon të jetojë përgjithmonë diagnostikohet me një sëmundje autoimune të pashërueshme
    10 Korrik, 2026
Search
Duke lexuar: Si një meme në Reddit çoroditi bursën amerikane. Çfarë po ndodh me GameStop
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Entertainment > Si një meme në Reddit çoroditi bursën amerikane. Çfarë po ndodh me GameStop
Entertainment

Si një meme në Reddit çoroditi bursën amerikane. Çfarë po ndodh me GameStop

Last updated: 29 Janar, 2021 10:27 pm
Ndaj
5 Min lexim

GameStop ka aksionet më të nxehta të momentit. Ai është një rrjet dyqanesh që shet disqe fizike video-lojrash, konsole e gjithçka tjetër rreth botës gaming. Të gjitha produkte që shiteshin shumë nga vitet 80 deri 2000. Por në 2021 mësuam që trendi është digjitalizimi, pra çfarë po e ben atë kaq të suksesshme sa të terbojë gjithë tregun e aksioneve? 

Reddit. Për të qenë më të saktë një sub-reddit; r/WallStreetBets.
Ky grup me fillimish 3.2 milion ndjekës e sot 6.3 milion është një forum ku mblidhen njerëz që blejnë e shesin rregullisht në bursë. Dhe për një kohë të gjatë kanë bërë shaka, meme, me faktin se një ditë do të marrin përsipër aksionet e GameStop, kjo me tallje pasi kompania shihej si një humbje e sigurt, çmimet e saj kanë qenë tendencialisht gjithnjë në zbritje. Ka investitorë të cilët duke e shfrytëzuar rastin vinin bast vazhdimisht në trading se çmimi i saj do të ulej. 

Duke zbatuar praktikën e “short selling” (shitje e shkurtër). Në bazë ajo lejon që ti të marrësh hua një aksion nga një broker, duke shpresuar se çmimi i saj do të ulet, e shet në çmimin aktual dhe e blen më pas për më pak sepse sidoqoftë duhet të kthesh aksionin që ke borxh. Psh. aksioni XYZ është $10, ti e merr hua dhe e shet, pret që të bjerë dhe e riblen për $7 dollarë, kthen aksionin mbrapa dhe fiton diferencën, pra $3 dollarë. Por ama nëse aksionit i rritet çmimi humbjet e tua janë të pafundme. 

Ajo që ka ndodhur konkretisht është se një fond i mbrojtur, nje grupim me shumë mundësi nga Wall Street, mori hua në sasi të mëdha aksione GameStop, duke shpresuar që çmimi do të shkonte për poshtë. 

Dikur shakaja pushoi së qeni një shaka, dhe grupi i WallStreetBets filloi të bëjë thirrje komunitetit të vetë që të blejë, duke e çuar kështu vlerën në bursë të kompanisë në stratosferë. Deri në $413 ka arritur vlera e një aksioni, krahasuar me $20 perpara 2 javëve. Dhe askush nuk ka ndërmend të shesë, duke e rritur çmimin vazhdimisht. Nga ana tjetër fondi i mbrojur duhet sidoqoftë të kthejë aksionet e marra hua, të cilat kanë arritur çmime të çmendura, por duke blerë edhe ata vetë shkaktojnë që çmimi të vazhdojë të rritet edhe më shumë, kjo quhet “Short Squeeze“. 

Në fjalë të thjeshta populli i thjeshtë ka kapur një copë të majme parash, mbi $70 bilion në vlerë, dhe ka ndërmend në formë revolte për të mos hequr dorë derisa një aksion të arrijë vlerën $1000. 

Por krahu humbës, Wall Street dhe bilionerët, 1% i popullatës që ka dekada që pasurohet nga këto skema është në krahun e humbësve në këtë rast dhe thotë se ky lloj grumbullimi i popullit është i jashtligjshëm. E për këtë nuk po rri duarkryq.

Duke shfrytëzuar aplikacione të thjeshta si RobinHood redditorët kanë bërë kërdinë. Në turma të organizuara kanë vënë bast për rritjen e tij, kjo platformë njëherë e një kohë ishte në krahun e popullit duke mundësuar aktivitet pa komisione. Por sot gjerat ndryshojnë.

Aplikacioni është vënë përpara një trysnie të fuqishme, dhe duke u justifikuar se thjesht është duke mbrojtur interesin e kompanisë së vetë dhe klientëve të saj e ka ndaluar disa herë. Por nëse ka diçka që nuk të duhet kundra në 2021 është interneti. Në turma të organizuara redditorët kanë shkruar review të këqija për të duke i prishur punë shumë më keq se ekonomikisht RobinHood-it. Dhe të acaruar më shumë se kurrë  janë futur në platforma të tjera e kanë vazhduar të blejnë. 

Aktualisht një aksion i GameStop vlerësohet me $321, blerja është ndaluar përkohësisht. Redditorët thonë se nuk kanë ndërmend të shesin. Borxhi i të pasurve parashikohet të arrijë kulme. Pra ndodhemi përpara krizës ekonomike të radhës. Politika dhe opozita ka filluar të mbajë krahë, Elon Musk ka dalë publikisht pro popullit duke thënë se aktiviteti duhet të vahzdojë, tek e fundit është brenda rregullave. Instancat qeveritare janë në alert, sepse shpërthimi nuk është larg. 

Morali: mos e nënvlerëso kurrë fuqinë e një meme. 

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Xiaomi prezanton një aparat i cili do të karikojë smartphone-in nga disa metra distancë
Tjetra Krijuesi i Cyberpunk 2077 bëhet bilioner vetëm nga një Tweet i Elon Musk

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

BE ndalon shkatërrimin e veshjeve të pashitura nga industria e modës
Entertainment
21 Korrik, 2026
Këshillat e AI po i bëjnë njerëzit më të sigurt në vetvete, ndërkohë që 3-fishojnë mundësinë e gabimeve
Tech
20 Korrik, 2026
Kina ndalon përdorimin e chatbots si “partnerë” pas shqetësimeve të shkallës së lindshmërisë dhe varësisë që ato krijojnë
Tech
20 Korrik, 2026
Sensori 500 herë më i hollë se fija e flokut mund të revolucionarizojë monitorimin e shëndetit
Science
20 Korrik, 2026

Artikuj të ngjashëm

Entertainment

Studimi tregon se fytyra e njeriut i përshtatet emrit të tij me kalimin e kohës

31 Korrik, 2024
Entertainment

Sugjerimi i Musk rrit aksionet e Signal-it të gabuar

11 Janar, 2021
Entertainment

Piloti regjistron disa ndriçime të kuqe misterioze mbi retë në oqeanin Atlantik

26 Korrik, 2022
Entertainment

Kjo vajzë ka një teori të re që shpjegon se ne “nuk vdesim asnjëherë”

10 Korrik, 2023

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Frani Brahollari
Klarent Kullolli

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?