Duket sikur ky njeri ka super fuqi mbi tregun, një fjalë e mirë prej tij dhe të ndryshon jeta.
Pikërisht kjo ka ndodhur me Marcin Iwiński, bashkëthemeluesin e CD Projekt. Kompania zhvilluese e CyberPunk 2077 ka hasur në vështirësi që në fillimet e lëshimit të lojës. Ajo u ngjit lart në klasifikime dhe në vlerë nën udhëheqjen e Iwiński, sukses i atribuar sagës The Witcher. Të dy themeluesit polakë u bënë bilionerë ndërkohë.
Ethet e CyberPunk 2077 i dhanë vazhdimsi vlerës së saj. Por kur ethet mbaruan dhe loja doli në treg e u ble masivisht, fillimi i saj qe një katastrofë.
VIdeo të crash-imeve dhe bug-eve qarkulluan në internet. Shumë kërkuan paratë mbrapsht, që atëherë CD Projekt e ka sjellë le të themi në vete me përditësime të vijueshme. Ama edhe në vlerën e kompanisë kjo ndikoi për keq, duke i hequr titullin bilioner Iwińskit.
Ky i fundit më në fund e rifitoi statusin vetëm prej një Tweet të njeriut të dytë më të pasur në botë, Elon Musk.
Mjaftoi që ai të shkruante “Estetika e Cyberpunk është mbresëlënëse” e më pas “Me Cyberpunk edhe rregullimet kanë nevojë për rregullime por… lojë shumë e mirë.” Aksionet e CD Projekt u rritën me 17% duke e ri-pasuruar polakun Marcin Iwiński.