Pjesa më e madhe e përdoruesve nuk do të eksperimentonte me folderat më të thellë të Windowsit të vetë, por nëse për ndonjë arsye të shkon në mendje t’a bësh, kujdes ku futesh. Një bug i çuditshëm ekziston prej muajsh në platformë, i aftë për të të fshirë gjithçka, duke të dhënë vetëm ekranin e frikshëm blu, duke e bërë PC të papërdorshëm për asgjë.
Kjo ndodh nëse fut “\\.\globalroot\device\condrv\kernelconnect” në browserin tënd. Mos e bëj, për asnjë arsye. Kerneli është shumë i rëndësishëm për kompiuterin tënd, ai mundëson që sistemi operativ të funksionojë, të kontrollojë driver-at dhe të hapë e mbyllë aplikacionet. Praktikisht ai bën komunikimin mes përdoruesit dhe pajisjes.
Pasazhi i mësipërm raportohet se e nxjerr nga përdorimi çdo aparat Windows, pavarsisht lejes administrative apo jo. Kjo do të thotë edhe të kesh kujdes ku klikon pasi është fare e thjeshtë për një hacker që të t’a dërgojë atë në formën e një linku ridrejtues për të të prishur punë.
Ai link zakonisht i duhet zhvilluesve për ndërhyrje të thella, por edhe nëse një përdoruesi të thjeshtë i lind nevoja në kushte normale mund të aksesojë, ama për momentin le t’i lëmë eksplorimet për më vonë. Të paktën derisa t’a kenë zgjidhur.