Qëllimi i botës për t’i ngjarë sa vjen e më shumë filmave fanta-shkencorë, bën një hap përpara tani me një flotë peshqish të cilët në mënyrë automatike dhe të pavarur do të monitorojnë detet dhe oqeanet.
Shkencëtarët e Harvardit kanë krijuar një lloj roboti të aftë për të imituar lëvizjen e peshkut të vërtetë, por edhe mënyrën si ai lëviz në tufa. Gjithçka në mënyrë autonome.
Secili robot-peshk arrin të ketë një mendje të vetën por edhe të lëvizë në bashkëpunim me tjetrin që ka në krah. Algoritmi i tij monotoron drejtimin e tufës, por edhe nëse ndahen ata komunikojnë në distancë me drita LED.
Projekti do të përdoret për të studiuar oqeanet, këta robotë janë ndër të tjera të pavarur, ndaj mund edhe të lëshohen në skutat më të rrezikshme për njeriun e të studiojnë për kohëra të gjata e në kushte të vështira.
Si fillim do të përpiqen të detektojnë materialet toksike të shkarkuara në shtratin e detit, e më pas edhe ekosistemin vetë.