Tregu i smartphonëve me ekran të palosshëm edhe pse vetëm në fillimet e veta, rezulton ndër teknologjitë me më shumë interes në 2021. Huawei, Motorola dhe Samsung ofrojnë produkte funksionale madje kjo e fundit shënon shifra rekord shitjesh dhe disa modele të ndryshme.
Vitet në vazhdim edhe kompanitë e tjera do të ndjekin hapin, e Xiaomi duket se nuk do të humbasë më shumë kohë.
Qarkullojnë në rrjet foto jo-zyrtare, të një smartphoni-tablet Xiaomi, parë në një vagon metroje në Kinë.
Ai është i mbuluar nga një kasë mbrojtëse për të mos zbuluar design-in, ndaj gjithçka shohim është pozicioni i butonave, mungesa e kamerës selfie, të paktën mbi ekran dhe përmasat goxha të mëdha.
Prej ekranit ku duket ndjeshëm vija e palosjes, shohim që ai punon me MIUI 12 dhe ka një memorie 256GB.
Nuk dihet kur mund të shohim një produkt konkret, por përderisa po e nxjerrin kështu në shesh do të thotë që jemi në ditët e fundit të zhvillimit.