Ende pa hedhur një hap njeriu në sipërfaqje dhe Elon Musk ka filluar të mendojë për monedhën e planetit Mars.
Marscoin e quan ai, dhe me shumë mundësi do të jetë kriptomonedhë. Duke i shkuar deri në fund idesë se forma e jetesës në planetin e ri duhet të jetë plotësisht e ndarë juridikisht nga ajo e planetit tokë, Musk thotë se nuk ka kuptim që monedha tradicionale të trashëgohet.
Marscoin?
— Elon’s World? (@ElonsWorld) December 24, 2020
Sipas tij, kolonizatorët e parë do të kenë një formë shumë të shtrënguar të mënyrës se si do të funksionojnë, me të gjitha resurset e kontrolluara. Por sistemi ekonomik duhet të fillojë, në mënyrë që një banor i Marsit të përdorë kredit si në hapësirë ashtu edhe në sipërfaqjen e planetit.
Kjo nuk do të thotë se transaksionet mes dy planeteve nuk duhet të ndodhin, as që do të jetë e vështirë. Një proçes i tillë do të bëhej fare thjeshtë vetëm brenda 20 minutave nëse përdoren valët radiofonike. Të dhënat bankare janë ndër më të thjeshtat e kohëve moderne.