Videograf i apasionuar, romantik i djegur apo thjesht kërkon një foto për Instagram, drita e diellit është kyç për këdo që e njeh mirë marrdhënien me të. Në dinamikën e çmendur të jetës në 2020, Apple ka gjetur mënyrën për të na ndihmuar të lëmë gjithçka jemi duke bërë e të dalim jashtë për të parë spektaklin e qiellit.
Duke përdrorur “Shortcuts” në iOS 13 e më vonë mundesh të caktosh një alarm që të të kujtojë për perëndimin apo lindjen e diellit.
Së pari shko tek Shortcuts, nga aty shko tek Automation, në pjesën e poshtme.
Nëse ke krijuar më parë shtyp “+” nëse jo zgjidh “Create Personal Automation.“
Tek tabela e radhës zgjidh “Time of the day”
Këtu zgjidh perëndimin “Sunset” ose agimin “Sunrise“.
Tek lista e kohës zgjidh nëse duhet të të lajmërojë përpara, pas apo në kohën ekzakte. Duke qenë se nuk flasim për një moment të ndryshueshëm, iPhone do të përshtatet me ciklet diellore bazuar në vendndodhjen tënde.
Tek tabela e radhës zgjidh sa herë duhet të përsëritet ky alarm, çdo ditë, çdo javë apo ço muaj.
Shtyp “Next” dhe zgjidh çdo të ndodhë me automatizimin në këtë rast mjafton që tëbjerë zilja për të të kujtuar. Dhe ja ku u bëre një fans i rregullt i lindjes a perëndimit të diellit.