Përditësimi më i fundit i Windows 10 është ai i tetorit 2020, i cili kaloi në desktop, laptop e çdo aparat tjetër nga fundi i muajit dhe tani është i disponueshëm për t’u shkarkuar. Përtej avancimeve në siguri, performancë e lehtësimeve të tjera, ka shumë elemente ndryshe në këtë sistem të ri, ne po listojmë tre të preferuarit tanë.
1. Përmirësimet e privatësisë në Edge.
Browseri i ri i Microsoft është i bazuar në Chromium, çka do të thotë se pjesa më e madhe e faqeve që hapen në Google Chrome hapen fare mirë edhe këtu. Opsioni jonë i preferuar i aplikacionit është marrë nga Mozilla në fakt, në këtë browser mundesh të kufizosh gjurmimin që faqjet të bëjnë. Aktivitetin tënd në internet mund të zgjedhësh vetë sa gjurmues do t’a mbajnë shënim.
Nga Settings shko tek Privacy and Services aty do të të shfaqjen tre alternatia, bazik i cili lejon pjesën më të madhe të tracker-ave, i balancuar për të bllokuar faqjet të cilat nuk i ke vizituar ndonjëherë, dhe strikt i cili bllokon pjesën më të madhe të tyre.
2. Menuja Start e modifikueshme.
Përditësimi i ri përfshin edhe një pamje të re të menusë klasike të Windows. Ngjyrat e kutive janë më të zbehta dhe transparente deri diku, e hapësira është rimenaxhuar disi. Ngjyrat do të ndryshojnë edhe në varësi të temës së përdorur, Dark apo Light Mode.
Për t’a ndryshuar atë shko tek Settings > Personalization > Color.
3. Hapja e të gjitha skedave njëkohësisht.
Opsioni i ri funksionon për momentin vetëm për Edge. Nëse ke dalë më parë nga browseri dhe dëshiron të rikthehesh por ke një lëmsh me tabs hapur, tashmë mundesh që t’i hapësh të gjitha për njëherë e të shkosh direkt tek ajo faqe që të duhet. për t’a bërë këtë mjafton të shtypësh Alt+Tab. Për të konfiguruar futu tek Settings > System > Multitasking.