Gamës së gjerë të produkteve e shërbimeve që Apple ofron i shtohet edhe Fitness+. Programi do të fillojë në 14 dhjetor e do të japë instruksione të personalizuara për stërvitje për $9.99 në muaj ose $79.99. Disiplinat do të variojnë nga trainimet e forcës, kërcimi apo yoga.
E fiks në kohë me lançimin e tij, Apple Store po ofron sende të stilizuara për këto seanca si një tapet Manduka Performance për yoga për $120 një tjetër eKOlite për $78 dhe një bllok tape për të mbështetur trupin për %20. Këto por edhe të tjera të fushës pritet të shtohen në katalogun e gjerë të objekteve që kanë privilegjin të shiten nga Apple.
Mbajtësen e ekranit të Mac, kufjet AirPods Max $300 më të shtrenjta për një palë sfungjerë, e çfarë tjetër nuk kemi parë nga Apple. A ka mbetur send që nuk shet kjo kompani që e njohim për smartphonë e kompiutera.