Në garën se kush do i sjellë më parë taksitë që voziten pa pilot, Kina hedh një hap më përpara.
AutoX është kompania e parë që do të lëshojë një flotë automjetesh autonome rrugëve të Shenzenit. Ato sigurisht që nuk janë të disponueshme ende për publikun por sidoqoftë është goxha arritje.
Sipas kompanisë automjetet e tyre janë të pajisura me një sistem të gjeneratës së 5-të, i aftë për të reaguar ndaj sendeve më të vogla. Falë sensorëve radarë 4D veturat e tyre mund të menaxhojnë gati çdo gjë, nga makinat e parkuara keq deri tek kthesat U të pasigurta.
AutoX thotë se automjetet e tyre kanë qenë në testim për një kohë të gjatë, edhe në Kaliforni, por një numër më i lartë përdoruesish në Kinë kanë ndihmuar në progresin e sotëm.
Rregullat për automjetet autonome ende nuk i lejojnë nëpër rrugët e zakonta në shumë shtete të botës, por edhe teknologjia e nevojshme ende nuk ka kualifikimet e duhura dhe as uljen e nevojshme të kostos. Për momentin një automjet i tillë kushton shifra ekzotike, megjithatë dita kur do të hipësh në një taksi pa shofer nuk është më shumë se ndonjë dekadë larg.